Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisonin “Ora Skaner” ka folur në lidhje me ndeshjen Tirana-Kukësi që përfundoi me rezultatin 1-2.
Një sfidë e cila hapi majft polemika për mënyrën se si u zhvillua ndeshja pasi Kukësi arriti që të marrë një fitore mjaft të lehtë përballë një Tirane e cila pothaujse nuk ekzistone në fushë.
I pyetur për një alenacë të mundshme me Tirana presidenti verilindorëve u përgjigj.
“Ne nuk kemi bërë aleancë me Tiranën dhe s’kemi pse të bëjmë. Nuk e kuptoj pse duhet të bëj aleancë me Tiranën, ne nuk kemi nevojë të bëjmë aleanca. Ka ekipe të tjera që kanë bërë aleanca. Ne kemi bërë investime për të arritur të çojmë të gjithë trofetë në Kukës, nga Kupa, Kampionati dhe deri tek Superkupa, por vetëm në fushën e lojës. Nuk kam arsye pse të bëj aleanca me asnjë ekip. Kemi treguar se ne mund të ia dalim me meritë. Lojtarët duhet ta marrin qetësisht për të shkuar në gjysmëfinale. Gazetarët që duan të ndikojnë në kampionat, kush e pa ndeshjen ishte një rast që Tirana mund të shënonte dhe fitonte dhe ne nuk kishim minuta për të përmbysur. Mund të marrin informacione nga UEFA nëse Kukësi toleron apo jo. Unë nuk toleroj as Tiranën dhe as një ekip tjetër. Sa ta kem unë ekipin unë do luaj ndershëm deri në fund pavarësisht se shumë ekipe kanë bërë aleanca dhe nuk janë sulmuar. Jam në pritje të sulmeve pasi ai që është kryesues gjithmonë sulmohet. Unë kam besim se deri në fund të fazës së tretë do të shkëputemi deri në 9 pikë” tha Gjici.
Por, disa ditë përpara ndeshjes me Tirana, trajneri i Kukësit Ernest Gjoka, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” nuk e mohoi një alenacë të mundshme me Tiranën.
“Çdo gjë është në varësi të shumë gjërave. Megjithatë, çdo gjë ka nevojë për aleanca, aq më tepër kur shohim që edhe politika vjen në pushtet përmes aleancave. Unë mendoj që ne si Kukës deri më tani nuk kemi pasur asnjë aleancë. Do të më pëlqente shumë të kisha aleat Partizanin apo Skënderbeun, pasi kështu do ta kishim më të sigurtë rrugën. Kukësi është një klub që po organizohet shumë mirë dhe po kthehet në institucion” tha Gjoka.
Tekniku i Kukësit është treguar i sinqetë të paktën pasi ashtu si shkoi ndeshja mbrëmjen e së shtunës vetëm për futboll nuk mund të flitej.
Tashmë pritet që të mërkurën Kukësi ti kthejë reston Tiranës./ Përgatiti Fatjon Baze
TemA TV