Një qen i racës “Husky,” duket se i ka dhënë një kuptim të ri miqësisë në botën e kafshëve.
Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë së një spitali verinar në provincën Jiangsu të Kinës, qeni shihet teksa arrin të hapë derën e kafazit ku e kishin mbyllur. Por, në vend që të largohet, ai hap edhe dyert e dy kafazeve të tjerë, duke liruar qentë që gjendeshin brenda tyre.