Eritrocite, leukocite në ujin e gazuar me duhan! Këto janë fletanalizat që firmosën 9 laboratorë privatë në Tiranë për mostrat e ujit të gazuar të përzier me duhan, që gazetarët e “Fiks Fare” dorëzuan për t’u analizuar.
Gazetarët e emisionit investigativ “Fiks Fare” arritën të prodhonin me mjete artizanale urinë artificiale. Mostra të përzierjes së ujit me gaz me duhanin u dërguan për analiza në 9 laboratorë kimikë në Tiranë. Nga asnjë prej këtyre laboratorëve nuk u zbulua që tretësira që çuan gazetarët e “Fiks Fare” nuk ishte urinë. Madje, disa prej tyre, në përgjigjet që dhanë gjetën leukocite dhe eritrocite, të cilat nuk mund të prodhohen në kushte laboratorike.
“Fiks Fare”, pas ankesave të shumta për mungesën e seriozitetit të laboratorëve privatë, ndërmori një investigim ndryshe nga herët e tjera. Në vend të urinës, gazetarët e “Fiksit” çuan për analiza ujë të gazuar, të cilit ngjyra e verdhë iu dha me duhan. Pas analizimit, përgjigjet ishin të gjitha të ndryshme.
Pacienti “Fiks” rezultoi të ishtë i sëmurë me prostatë dhe infeksione të ndryshme. Madje njëri nga laboratorët, gjatë analizimit në kohë reale, deklaroi që në kampion kishte edhe pak gjak.
Përgjigjet që dolën nga 9 laboratorët, “Fiks Fare” i konsultoi edhe me një mjek infeksionist dhe një mjeke laboratori.
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi, pasi pa këto analiza u shpreh i bindur se përgjigjet duken si të një kampioni urine. Sipas tij, nëse nuk do të ishte urinë, atëherë në të gjitha parametrat duhet të ishte negative.
“Mbetet për t’u parë përgjigjja që jep një aparat në rastet kur vendosim një kampion të caktuar”, tha ai.
Për të kuptuar pikërisht se çfarë përgjigje duhet të japë aparati në momentin që ne analizojmë një kampion uji të gazuar dhe duhani, “Fiksi” intervistoi mjeken e laboratorit Genta Dedej. Sipas saj, në një rast të tillë përgjigjja duhej të ishte zero për të gjitha substancat biokimike.
“Duhet të kishte dalë një densitet dhe një pehash i ulët, që këtu nuk kanë dalë. Elementet e figuruar, eritrocit, leukocit, zero. Epitele, zero. Pa kristale. Pa urate. Pa asgjë. Prania e këtyre elementëve në ujë është një gabim laboratorik”, thotë ajo.
Pasi shqyrtoi përgjigjet e dhëna nga secili laborator, ajo shtoi se rezultati ndryshon nga një fletë në një tjetër.
“Ka prani të urateve amorfe, që ka nxjerrë pjesa më e madhe e këtyre përgjigjeve. Prania e leukociteve dhe eritrociteve. Madje në njërën rezulton edhe me epitele. Të gjitha këto janë të papranueshme. Uji nuk i ka këto elemente. I ka vetëm organizmi, trupi i njeriut”, shpjegoi mjekja.
Sipas saj, këto përgjigje analizash janë të bëra shabllon, apo “copy-paste” nga kompjutera që fusin një emër pacienti dhe e nxjerrin. Këto kanë nxjerrë që pacienti ka pasur infeksion. Ka pasur kripëra. Ka pasur epitele. Që flasin për patologji të ndryshme në organizëm.
Për pacientin, ky është një gabim shumë i madh. Kur këto laboratorë nxjerrin ujin më sëmundje, imagjinoni se çfarë mund t’i bëjnë një urine që ka vërtet probleme.
Nga 9 përgjigjet e analizave të ujit të gazuar me duhan rezultoi:
– Me epitele dhe urate amorfe në 5 laboratorë.
– Me oskilate kalciumi në 2 laboratorë.
– Me eritrocite dhe leukocite në 8 laboratorë.
mbi 20 vjet komshiu I’m , me gjysem kile ilace dite per dite , diabet, tension, melci, yndyra , triglyceride te larta , dhe kur erdhi pergjigja e check up I erdhi sikur ishte djale 17 vjec asnje problem
per mendimin tim dyshoj se nuk behen analiza por nje analize ja japin 1000 vetave vetem ndryshojne emer e mbiemer
skandal te permasave te tilla me shendetin e njeriut skishim degjuar qe nga koha e zogut
per te vene duart ne koke e ti biesh murit pa ndalese derisa te mos cohesh me ne kete shqiperi te mbushur me mashtruese jo profesionist dhe te mbrojtur me ligj nga shteti
pse,tash e merrni vesht ju qe shqiptaret kan cerek shekulli qe pijn shurren e tyre dhe han mutin e tyre a ?
dihet se ujrat e zeza me ato te pijshme “kryqezohen” nentok dhe shpesh her si pasoj e amortizimit dhe punimeve te ndertimtarve shqiptare lekaxhinj,keto ujra “martohen midis duke prodhu uj te qelbet te cilin e konsumojn shqiptaret heroic.
prandaj edhe nxjerrin aq llafe te pista,bejn pun te pista dhe kan ndertu nje shtet te pist shqiptaret. sepse nje komb qe pi uj te pist esht komb I pist.
qelb shqipnija gjithanej
qelb shqiptari si hamej
shurr me mut e plot pisllik
pi shqiptari,ky I lig.
Po ti c’mut je?
Qe ke gojen si hale
Apo je gjarper i zi
Nenen ta quajne Serbi
Nuk ekziston tetanozi ne asnje farmaci prej nje viti.
Mjekesia falas.
Kemi mare fund.
Na ruajt zoti se per kete shtet jemi zombi.
Ky eshte nje problem shume i madh,Desha te di a kane emra keto laboratore ,pse nuk jepen ?Si ka reaguar ministria e shendetesise?Cfare behet ne kete vend?A ka ndonje ze ne kete shkretetire ? Eshte e pafalshme!
Siguria komtare eshte 0 , keto duhen te denohen per terrorizem ,se njerzit po pine ilaqe , e po hane mbeturina ,