Parlamenti i Valonisë, rajoni frankofon i Belgjikës, vendosi të heqë votimin elektronik për votimet lokale e rajonale të vitit 2018.
Pas Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së, që i janë rikthyer votimit tradicional, ky i Valonisë duket se shënon edhe mbylljen e një debati të hapur prej vitesh rreth avantazheve dhe dobësive të këtij lloj votimi. Vendimi bën përshtypje gjithashtu edhe për faktin se Belgjika ka filluar votimin elektronik që në vitin 1991, në fillim në dy zona pilot.
Ai u zgjerua në 20 % të elektoratit ose me 1.4 milionë zgjedhës në zgjedhjet evropiane të vitit 1994. Disa zona nuk e kanë aplikuar atë asnjëherë, duke vazhduar atë tradicional me letër.
Me gjithë perfeksionin e teknologjisë, nga viti në vit, si dhe një përvoje mbi njëzetvjeçare, kjo mënyrë votimi është konsideruar gjithmonë e pasigurt. Këtë pasiguri e përforcuan edhe parregullsitë që ndodhën gjatë zgjedhjeve rajonale e të përgjithshme federale të vitit 2014.
Pati vonesë në shpalljen e rezultateve, probleme me disketat e lidhura me procesin e votimit, si dhe u anuluan 2 mijë vota.
Përveç problemeve teknike e të papritura, që mund të ndodhin, sado të avancuara qofshin kompjuterat e programet elektronike që zbatohen, e që duhen rinovuar vazhdimisht, ky lloj votimi ka vënë në provë edhe besimin e votuesve.
Siç shkruhet në shtypin belg, për këtë lloj votimi kërkon një besim tepër të madh, që njerëzit nuk e kanë zakonisht.
Pra, besim te teknologjia (ajo vetë nuk të gënjen), te kompania që ka krijuar dhe furnizuar makinën (kompjuterin) dhe logjicielin, besim te kompania që ka pranuar makinën, besim te minsitria e Brendshme, që ka angazhuar kompaninë, besim të lidhjet numerike dhe te rruga që bëjnë rezultatet nga votimi te shpallja e tyre e kështu me radhë.
Ky vendim i parlamentit valon merr parasysh një sërë problemesh e rrethanash, që lidhen me përvojën e zgjedhjeve në këtë rajon shumë të zhvilluar evropian.
Por ai është argumentuar me tre faktorë kryesorë : pamundësia e zgjedhësit për ta verifikuar nëse vota e tij merret parasysh (ky ishte motivi kryesor edhe për anulimin e votimit elektronik në Gjermani), cënohet sekreti i votës për ata që nuk e njohin elektronikën ose për të moshuarit që kanë vështirësi të votojnë në kompjutër, rreziku i bllokimit ose i defekteve gjatë procesit të votimit.
I fundit, dhe jo më pak e rëndësishëm për një vend si i yni : kostoja shumë e lartë e votimit elektronik në krahasim me atë tradicional. Kjo kosto në Belgjikë është 0.10 euro për votimin me letër dhe 1.37 euro për çdo votë elektronike.
Gjovalin Kola
Kur e heqin vendet e zhvilluara, në Shqipëri as që duhet t’i shkojë në mendje votimi elektronik.Si do të votojë me kompjutër shumica e popullsisë që nuk din të lëvizë faqen me “taç”, ose që nuk ka prekur kompjutër në jetë të vet?Do të vijë një komisioner që ta ndihmojë tjetrin, ose të gjithë komisionerët, dhe merr fund fshehtësia e votës.Këtu te ne ka deklarata të kota për vjedhje të pamundura,sepse përfaqësuesit e partive ditë e natë janë aty. Duhet bërë numërimi në çdo qendër votimi nga komisioni i numrimit pasi të dorëzojë kutinë komisioni i votimit.Por partive nuk u pëlqen njoftimi i shpejtë për rezultatin. Turp të kenë këto drejtues maskarenj partishë që nuk e bëjnë votimin të shpejtë dhe transparent.
mos u ankoni, o kamunistat e djadhit…ne perpunojme mbetjet toksike te Italise e me jo te votimin elektronik, apo jo..ja marrim edhe Italise e Gjermanise, sipas kryeministit Edvin Rama
Basha ky fytyre e keqe qe ketij vendi i ka sjell vetem te keqia , nuk e ka allin ne votimi electronik po kerkon te justifikoi humbjen dhe me kryesorja KERKON PER PRISHUR ZGJEDHJET , i pelqen vetem remuja , fare e keqe
Basha ky fytyre e keqe qe ketij vendi i ka sjell vetem te keqia , nuk e ka allin ne votimi electronik po kerkon te justifikoi humbjen dhe me kryesorja KERKON PER PRISHUR ZGJEDHJET , i pelqen vetem remuja , fare e keqe. Populli e di cfar njerzish ka Basha nuk i jep njeri voten RAMA E KS FITOREN TE SIGURT
Basha ky fytyre e keqe qe ketij vendi i ka sjell vetem te keqia , nuk e ka allin ne votimi electronik po kerkon te justifikoi humbjen dhe me kryesorja KERKON PER PRISHUR ZGJEDHJET , i pelqen vetem remuja , fare e keqe. Populli e di cfar njerzish ka Basha nuk i jep njeri voten RAMA E KS FITOREN TE SIGURT,,,,, ,,,
Basha,me mire te rrij urte si m..ti,se nuk fiton dot.Kot llomotit neper fshatra e kotece pulash per te siguruar ndonje vote.Nuk fiton dot.Partia e tij eshte fashiste,se ne perberjen e saj ka fashista.Edi Rama do fitoi,se po punon mire.
Nuk e kane hequre se ka pas probleme o zoti gazetare.E kane hequr se ka kosto shume te larte per Wallonie ,4,5 euro vota elektronike kundrejt 1,8 euro ajo ne leter.Brukseli dhe Fiandra vazhdojne me votimin elektronik.