FOTOT/ Një tjetër kënd lojërash në Tiranë

15 Shkurt 2017, 11:43Sociale TEMA
FOTOT/ Një tjetër kënd lojërash në Tiranë

Krahas investimeve madhore në kryeqytet, Bashkia e Tiranës vijon t’i kushtojnë vëmendje të posaçme hapësirave dhe shtimit të këndeve të lojërave për fëmijët. Në bashkëpunim edhe me bankën Raiffeisen, u mundësua ndërtimi i këndit të 9 të lojërave në njësinë 5, i cili nga një zonë e lënë në harresë dhe e mbuluar me plehra, është kthyer tërësisht në një hapësirë rekreacioni, me lojëra të ndryshme për fëmijë dhe një pikturë murale e realizuar nga artisti i ri Franko Dinaj.

Këndi më i ri i lojërave në Tiranë u përurua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Pandeli Majko, të cilët vlerësuan kontributin e bankës Raiffeisen. “Jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë kontribuar, për prindërit, për bizneset e zonës, për bankën Raiffeisen që na ka dhuruar lodrat. Ideja është që këto zona të rrënuara, të papërdorura e të degraduara, me pak investim t’i kthejmë në hapësira për fëmijët e qytetit, që rrisin cilësinë e jetës së tyre. Investime të tilla po i bëjmë jo vetëm në çerdhe, kopshte e shkolla, por edhe pranë komunitetit”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se krahas ndërtimit të këndeve të lojërave, do të vijojë edhe përmirësimi i fasadave të pallateve, të cilat do të kthehen në vepra arti, me qëllim për t’i dhënë jetë gjithë zonës përreth. “Kemi bërë parqe lodrash të mëdhenj si ai te Liqeni, por jo çdo fëmijë mund të largohet nga shtëpia dhe të kalojë disa orë atje. Është më mirë kur këto kënde janë poshtë pallateve. Ndaj, do të vazhdojmë që disa nga fasadat e qytetit t’i kthejmë në piktura për fëmijët, që të ketë më shumë argëtim. E di që fasada nuk është gjithçka, por krijon atmosferë, e bën komunitetin të duket më i pastër, e bën lagjen më estetike, gjithashtu na jep kënaqësi që të kalojmë edhe më shumë kohë me njëri-tjetrin. Kështu që, nuk kemi bërë vetëm një kënd lodrash, por kemi bërë një hapësirë për komunitetin”, tha ai.

Veliaj garantoi vijimin e investimeve nga ana e Bashkisë për ndërtimin e këndeve të lojërave, jo vetëm brenda zonës urbane, por edhe në zonat rurale. “Plani që kemi këtë vit është që pas këndit të nëntë të lodrave në Tiranë, të vazhdojmë në të gjitha njësitë, përfshirë edhe njësitë rurale. Duke qenë se në vitin e parë u fokusuam vetëm te Tirana urbane, tani duam të vazhdojmë edhe te Tirana fshat, pasi edhe aty kemi shokë dhe shoqe, fëmijë të mrekullueshëm që meritojnë të kenë edhe ata kënde lodrash”, tha ai.

Deputeti i PS, Pandeli Majko përgëzoi Bashkinë e Tiranës për investimet e realizuara, ndërsa theksoi se ato kanë vlerësimin maksimal edhe nga qytetarët, të cilët prekin ndryshimet që po ndodhin. “Ky është një investim nga më të çuditshmit dhe më të vlefshmit. Është i çuditshëm sepse këtu nuk është vetëm ndryshimi i një situate për fëmijët e vegjël, por është edhe kthimi i një cepi të pabanuar të njësisë 5 në një park lojërash, po ashtu edhe një mënyrë e re e të parit të ambientit me piktura murale. Është ndryshim i cilësisë së jetës. Mendoj se ky investim ka

vlerësimin e qytetarëve dhe sigurisht, të atyre që ta thonë hapur, edhe të mirën, edhe të keqen, që janë fëmijët”, tha Majko.

Franko Dinaj, artisti i talentuar që realizoi pikturën murale në fasadën e një prej pallateve të kësaj zone, u shpreh se projekte të tilla do të vijojnë, duke i dhënë një vlerë të shtuar kryeqytetit. “Ky është pallati i dytë që është bërë në këtë përmasë dhe do të bëhen akoma më shumë. Ideja ishte që të ishte një imazh që lidhej bashkë me fëmijët duke lozur”, tha Dinaj.

3 komente në “FOTOT/ Një tjetër kënd lojërash në Tiranë”

  1. jon says:

    bravo!kush punon e meriton!

  2. "BOHOTINA" says:

    Bravo Kryetar. Je punetor e vizionar. Atje, ate kend e kam pare me vemendje. Hoqe ca zgjatime derrasash te nje klubi dhe bere vertet nje gje te vogel, por shume te bukur e funksionale per femijet, por dhe te rriturit per ambientin e krijuar.
    Kam nje kerkese me qe eshte rasti. Tek godina e qendres administrative Nr.5, ne krah te saj eshte kopshti dhe sa mbaron rrethimi i kopshtit nga pjesa lindore eshte nje cope toke para pallatit tone qe eshte ne gjendje te mjerueshme. Nuk dua ta pershkruaj se zgjatem shume. Po ta shikosh do me japesh te drejte. Me perkushtimin tuaj e di qe do i vije radha nje dite te behet, por ne e kemi problemin akut, se ka balte, gropa me uje, mbeturina (edhe per neglizhencen tone). Nuk kemi ku parkojme. Ne jemi dakort si banore qe te paguajme ne Bashki dhe te veme pengesa me pult vetem per pallatin tone. Te lutem! Vleresoje kete kerkese se tere balten e çojme ne banese. Pune te mbare…

  3. "BOHOTINA" says:

    Ndryshime te jashtezakonshme. Te lumt! Te pakten u pastrua ajri ne qytet se nuk shihnim njeri-tjetrin nga tymi. Suksese.
    Me qe eshte rasti zoti Kryetar kam nje shqetesim. Aty ku eshte godina e lagjes 5 , ne krah eshte kopshti dhe sa mbaron muri rrethes nga lindja eshte nje shesh poshte pallatit 14. Te lutem shihe. Nje skandal i vertete ne mes te “Ish Bllokut”. Gure te medhenj, pislleqe, gropa, balte, pa asfalt e balten e futim me kembe ne banese. Une si pensionist mezi pres te vijne femijet me nipa e mbesa, por i shohim rralle e me rralle se s’ kane ku te parkojne se vijne nga ana e anes te tjere. Gjendja e padurueshme. Ne jemi dakort qe Bashkia te vere pengesa me pult si kudo dhe te paguajme vet kete ivestim. Te lutem! Me punen tende e di qe shpejt do t’ i vije radha, por po ta shikosh do bindesh se nuk durohet gjate. Me shume respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje