Spitali Amerikan merr përsipër trajtimin mjekësor të djalit të sëmurë nga Rogozhina

15 Shkurt 2017, 16:33Sociale TEMA
Spitali Amerikan merr përsipër trajtimin mjekësor të djalit

Një thirrje e bërë nga aktiviti IlirHoxholli për të ndihmuar një familje e cila jetonte në varfëri ekstreme dhe me femijë të sëmurë ka gjet mbështetje të menjëhershme nga Spitali Amerikan.

Sipas aktivitit të “Dhuro Dashuri”, Ilir Hoxholli, një familje që nga Rrogozhina jeton në kushte të varfërisë ekstreme. Nëna me tre fëmijë kërkonte mbështetje e qytetarëve për të mbijetuar. Djali i vogël (në foto) nuk mund të shkojë në shkollë, pasi është i sëmurë me anemi dhe nga zorra e trashë.

Djali i dytë me nota të mira, rrezikon të humbasë shkollën i sëmurë me shtyllën kurrizore.

Djali i madh ka lënë shkollën e mesme për arsye ekonomike.

E gjithë familja jeton vetëm me 5700 lekë të reja në qytetin e Rrogozhinës.

Thirrjes së Ilir Hoxhollit, i është përgjigjur Spitali Amerikan, i cili përmes Oriela Canos, drejtoreshë e Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut ka bërë të ditur se Spitali Amerikan do të marrë përsipër shërbimet e nevojshme mjekësore për djalin e sëmurë të kësaj familjeje.

 

2 komente në “Spitali Amerikan merr përsipër trajtimin mjekësor të djalit të sëmurë nga Rogozhina”

  1. pro says:

    ….ka edhe njerez me shpirt ky vend..zoti i shtofte.

  2. Raimond vlonjati says:

    Bravo Spitali Amerikan

    Po shteti ku esht mor vella

    Nuk ka ky shtet nje fond per raste te tilla ekstreme ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje