Lumi Gang, në Indi konsiderohet si një lumë i shenjtë nga pjesa më e madhe e popullsisë.
Por, veç vetive “kuruese,” tek të cilat vendasit besojnë, ujërat e tij mbartin diçka edhe më të tmerrshme.
Thuajse çdo vit, në brigjet e Gang-ut shfaqen rreth 3000 kufoma, të cilat përpara se të largohen nga autoritetet, mbeten me orë dhe ditë të tëra nën mëshirën e natyrës, zogjve dhe qenve endacakë.
Megjithatë, kjo nuk duket se i pengon aspak vendasit, që të vazhdojnë të lahen në të dhe të konsumojnë ujin e lumit, pavarësisht pjesës së frikshme të së vërtetës, që mbart “shenjtëria” e tij.
Pjesa më e madhe e indianëve i djegin trupat e të vdekurve, ndërsa e shpërndajnë hirin e tyre në ujërat e lumit.
Por, jo të gjithë kanë mundësi ekonomike të blejnë dru për zjarrin dhe elementet e tjerë të ritualit, ndaj një pjesë e banorëve, thjesht i vendosin kufomat ashtu siç janë në ujërat e lumit.