Eleminimi i vëllait të Kim Jong Un, arrestohet një nga vrasëset

16 Shkurt 2017, 02:53Sociale TEMA

Një grua është arrestuar, si e dyshar në vrasjen e Kim Jong-nam, vëllait të diktatorit koreanoverior, Kim Jong Un.

Ajo u ndalua të mërkurën në aeroportin e Kuala Lumpurit, në Malajzi, ndërsa kishte një dokument udhëtimi vietnamez.

Ndërkohë, më herët, komiteti i intilegjncës së Koresë së Jugut, raportoi se dy gra ishin të dyshuara në lidhje me vrasjen e Kim Jong-nam, i cili mbeti i vdekur në aeroport pas sulmit.

Vrasja, e denjë për historitë klasike të spiunazhit, vazhdon të mbetet ende një mister.

Autoritetet koreanojugore kanë deklaruar se vëllai i Kim Jong Un, është helmuar, por nuk kanë bërë me dije se si ka ndodhur, apo se nga e kanë marrë informacionin.

Ndërkaq, një zyrtar malajzian, ka thënë për CNN, se Kim Jong-nam u dërgua fillimisht në një klinikë brenda aeroportit, e cila më pas vendosi se duhej dërguar në spital.

“I vdekuri, dukej sikur dikush e kishte kapur, apo i kishte mbuluar fytyrën nga pas,” ka deklaruar Departamenti i Hetimeve Kriminale të shtetit Selangor në Malajzi.

Ambasada e Koresë së Veriut ka njoftuar se nuk ka asnjë informacion për vdekjen e Kim Jong-nam, por sipas CNN, një makinë me flamurin koreanoverior është parë të hyjë në morgun e spitalit, ku gjendet trupi i vëllait të diktatorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje