Pamje prekëse të një tufe elefantësh, teksa vajtojnë një tjetër elefant të ngordhur, janë publikuar në rrjetet sociale.
Video është filmuar në “Parkun Kombëtar Chobe,” në Botswana, Afrikë.
Në të, duket tufa e elefantëve, ndërsa qëndrojnë pranë trupit të mikut të tyre të ngordhur, duke refuzuar të largohen.
Elefanti tjetër, u vra nga kujdestarët e parkut, pasi kishte thyer këmbën. Trupi i tij ishte lënë për një kohë të gjatë në natyrë, ku ishte sulmuar nga hienat dhe çakajtë, përpara se një tufë luanësh të afrohej për t’u ushqyer me të.
Tufa e elefantëve, e zbuloi atë më vonë, ndërsa refuzuan të largoheshin prej tij.
Studiuesit kanë arritur të provojnë se elefantët, ashtu si edhe njerëzit, vajtojnë të humburit e tyre, duke vizituar vazhdimisht vendin ku kanë ngordhur, e duke qëndruar me orë të tëra, teksa lëvizin para-mbrapa, në shenjë nervozizmi.