Trump shpik një sulm terrorist në… Suedi

20 Shkurt 2017, 03:25Sociale TEMA

Një deklaratë e presidentit amerikan, Donald Trump, duket se i ka bërë suedezët të mendohen sërish se çfarë ka ndodhur me ta, një natë më parë.

Gjatë fjalimit të tij në Florida, Trump kritikoi politikat e Europës në lidhje me refugjatët, ndërsa listoi një sërë vendesh, që janë goditur nga terrorizmi.

“Shikoni çfarë ndodh,” iu drejtua ai mbështetësve të tij. “Ne duhet ta mbajmë vendin tonë të sigurt. Shikoni çfarë po ndodh në Gjermani, shikoni çfarë ndodhi natën e kaluar në Suedi. Suedi! Kush do ta besonte këtë?”

Me siguri, jo suedezët.

Në fakt, asgjë tronditëse nuk ka ndodhur në Suedi gjatë fundjavës.

Madje, Carl Bildt, ish-kryeministër she ish-ministër i jashtëm i vendit, shkruajti në Twitter: “Suedi? Sulm terrorist? }farë ka tymosur ai?”

Trump nuk e përmendi fjalën “sulm terrorist,” por ai e listoi SUedinë krahas Francës dhe Gjermanisë, të goditura nga disa sulme , kohët e fundit.

Më pas, presidenti spiegoi në Twitter se: “Deklarata ime në lidhje me atë çfarë ka ndodhur në Suedi, ishte në lidhje me një lajm të transmetuar nga Fox News.”

Në fakt, lajmi i “Fox News” trajton disa krime të kryera nga refugjatët e mbërritur në Suedi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje