Për shkak të traditës dhe kushteve ekonomike të rinjtë shqiptarë jetojnë gjerësisht me prindërit, por pas krizës ekonomike fenomeni ka pushtuar edhe vende më të zhvilluara. Sipas të dhënave që janë përpunuar nga Censusi 2011, INSTAT ka gjetur se 97 për qind e të rinjve shqiptarë jetojnë ende me prindërit, madje akoma më rëndë 8 për qind e tyre jetojnë ne familje më shumë se një bërthamë.
Por një raport i fundit për vendet e OECD vë në dukje faktin se në shumë vende, shumica dërrmuese e të rinjve në vendet e zhvilluara ende jetojnë me prindërit e tyre, sidomos në Europë.
Në Itali 80.6% e 15-29-vjeçarëve jetojnë me prindërit, në Slloveni, 76.4% dhe në Greqisë dhe Republikën Sllovake, respektivisht 76.3% dhe 76.2% jetojnë në një strehë me prindërit.
Në Kanada dhe vendet nordike është një histori tjetër. Të rinjtë atje më së shumti jetojnë në shtëpitë e tyre. Në Kanada vetëm 30.9% e të rinjve jetojnë ende me prindërit e tyre, në Danimarkë 34.3% , në Suedi 35.1%, Finlanda dhe Norvegjia kanë përqindje të ngjashme me 36.9% dhe 37.8% respektivisht.
Kriza globale financiare vuri në pozitë të vështirë të rinjtë. Në vitin 2015, 15% e të rinjve në OECD ose rreth 40 milionë nuk ishin as në punë, as në shkollë dhe as në ndonjë trajnim. Duke jetuar me kanë shumë përfitime pasi nuk harxhojnë për strehim, ushqim dhe kujdes.
Në Francë përqindja e të rinjve që jetojnë me prindërit u rrit dukshëm me 12.5% mes viteve 2007 -2014. Në Hungari, numri i të rinjve që jetojnë në shtëpitë e prindërve u rrit me 8.9% dhe në Itali 5.6%.
Raporti sugjeron se gjithashtu kriza ka bërë që të rinjtë të rrisin moshën e martesës. Në fillimin e viteve 1990 mosha mesatare grave që u martuan ishte dhe 25 vjeç dhe e burrave 27 vjeç. Në vitin 2014 mosha mesatare e martesës për grati shkoi 31 vjeç dhe për burrat 34.
Studimi ka gjetur se të rinjtë që jetojnë me prindërit kanë kanë arritur përqindjen më të lartë që nga viti 1940.
Shqipëria
Sipas INSTAT, në Shqipëri, shumica e të rinjve më të rinj (89 për qind e 15-19-vjeçarëve) jeton në familje me një bërthamë, me prindërit dhe motra e vëllezër të tjerë dhe 8 për qind jetojnë në familje nga dy ose më shumë familje bërthamë. Përqindja e atyre që jetojnë në NJEF me shumë familje rritet me moshën në 24 për qind për të rinjtë më të mëdhenj (25-29 vjeç). Këta janë më së shumti të rinj që martohen dhe qëndrojnë në shtëpinë e prindërve, ose që kanë motra/vëllezër të cilët martohen dhe qëndrojnë në shtëpinë e prindërve.
Sipas INSTAT, me kalimin e moshës gjatë periudhës së rinisë një përqindje në rritje e meshkujve merr rolin e kryefamiljarit ose personit të referencës, zakonisht duke u martuar dhe krijuar familjen e tyre. Megjithatë, deri në moshën 30 vjeçare, shumica e meshkujve (64 për qind) vazhdon të jetë në pozicionin e fëmijës të kryefamiljarit në shtëpinë e prindërve, pavarësisht gjendjes së tyre civile.
Në të njëjtën kohë, përqindja e personave që jetojnë jashtë sistemimit në familje – atyre që jetojnë në NJEF (Njësi Ekonomike Familjare) me një person ose që jetojnë me persona pa lidhje familjare me ata- fiton epërsi sidomos në grupmoshën e të rinjve 20-24-vjeçarë. Ky grup shpesh përbëhet nga studentë dhe të rinj që janë larguar nga shtëpia e prindërve, por që nuk janë lidhur ende në martesë dhe nuk kanë filluar familjen e tyre.
Edhe në Shqipëri ka një rritje të moshës mesatare të martesës. Sipas INSTAT, mosha Mesatare e Martesës së Parë – që mund të kuptohet si numri i viteve të jetuara vetëm nga ata që martohen deri në moshën 50-vjeçare – është rritur në dekadën 2001-2011 me pothuajse 2 vjet për të dyja gjinitë nga 25.3 në 27.2 vjet. (Monitor)
Jo vetem Europa ,por edhe ne Amerike kane filluar te kritikojne veprimin e te larguarut te femijeve nga prinderit. Nje amerikan,i cili merte pjese ne nje ditelindje te femijes se nje emigranyi shqiptar, shfaqi kenaqsine e tij ,kur pa se femija rendi te gjyshja dhe e puthte . Po-tha- dashurine e kujdesin e gjysherve per nipat e mbesat ,pse jo edhe edukimin e tyre ,nuk e zevendeson kurre bebisistrja ( dadua ) E kjo eshte shume e vertete . Ndah,ju terinje e te reja, mos u largoni nga prinderit,nuk kini asnje te keqe nga ata , Nuk janeme prinderit e viteve te kaluara,por jane me edukate e shkolle,keshtu nuk behen pengese ne jeten tuaj rinore……….
Nuk behen prinderit pengese per jeten e tyre rinore? Ashtu? Po kur te duan te shkojne ne pub ata deri ne oret e vona te mengjesit dhe pastaj te sjellin dike ne shtepi dhe te bejne nje seks te forte qe shkund gjithe muret dhe dyshemete nga britmat dhe ferkimet, do beheshin pengese ata? Apo ta bejne seksin urte-urte ose ne hotel? Normalja eshte qe kur jane gati per universitet te dalin nga shtepia dhe te jetojne ne apartament ose ne konvikt, dhe atje te bejne cfare tu doje e bardha zemer. Me pas, kur ta kene kaluar fazen e shfrenuar, normalja eshte qe te kene nje shtepi me te madhe dhe te ndertojne nje familje qe ka hapesiren e duhur per te gjithe. Ky eshte standarti i arte, ndersa modelet e tjera jane “me te sajume” ose “me te shtyme”. Pervec ndonje rasti te justifikueshem jotradicional, s’eshte aspak normale qe dikush te qendroje ne te njejten shtepi me prinderit pas moshes se pjekurise. Nje gje e tille sinjalizon ngerce kulturore ose pamundesi ekonomike per te mundesuar qe te gjithe te kene hapesirat e duhura. Europa ne kete gjendje ekonomike ku ndodhet po e eksperiencon me shume kete fenomen, ndersa Shqiperia dihet se si eshte e gatuar. Ne Amerike dicka e tille ndodh pergjithesisht ne shtete te varfra konservatore tip Kentucky apo West Virginia qe i eshte reduktuar industria e minierave dhe po jetojne ngushte e ngushte tashme, ose ne shtete jugore me ngerce konservatore ku seksi ne hotel apo mosberja fare e seksit per shkak te obezitetit ose ideologjise fetare eshte norma. Edhe ne Kine tashme po ndiqet modeli i te ikurit nga shtepia per shkak te rritjes se mireqenies ekonomike.
Vetem nje familje ku te gjithe jetojne bashke mund te kete te drejten per tu deklaruar se vertete jeton ne lumturi. Kam parasysh nene, babe dhe femije. Kjo eshte e vertetuar mbi hulumtime te sakta shkencore. Lumturine mund ta gjesh vetem mbi nje familje te bashkuar. Te tjerat jane dytesore.
Kur thua “femije”, deri ne c’moshe i cileson te tille? Kur mbushin te18-tat apo, akoma me keq, kur jane martuar dhe jane bere edhe ata prinder?
Qe kur patriarkalizmi na qenka lumturi?
Familja eshte e lumtur kur “femijet” (mbi 18-vjec) kane gjetur rrugen e tyre per te ecur te pavarur ne jete! Kjo eshte deshira dhe lumturia e cdo prindi dhe jo kur u gatuajne dhe u lajne edhe breket femijve dembela 26-27 vjecare qe krevatin e tyre nuk e “leshojne” para ores 12 te mesdites dhe sigurisht jo kur behen edhe “dado” nga mengjesi ne darke per femijet e femijve te tyre!
Po vet prinderit, nuk kane fare te drejte te gezojne jeten bashkeshortore te tyre, te dalin nje shetitje, te bejne nje udhetim, te shkojne ne plazh, ne nje teater, ne nje restorant, te qetesohen sado pak dhe te jene edhe ata nje here ne jeten e tyre te pavarur?
Nuk e kuptoni qe jane arsyet ekonomike qe veshtiresojne largimin e “femijve” nga prinderit? Dhe “ti” na flet per “hulumtime te sakta shkencore”!!!!!!
Megjithate duhet thene se gjasat jane qe keto udhetimet, plazhet e teatrot qe thua ti nuk eshte se kane shume peshe ne deshirat e ketyre prinderve. Familjet patriarkale nuk para fokusohen tek te tilla gjera, kshuqe nderkohe qe dikujt mund t’i duket si e pakonceptueshme te jetosh pa te tilla aktivitete, atyre i duket normale. Madje mundet edhe te tallen me koncepte te tilla sepse i konsiderojne si gjera qe behen ne rini dhe jo ne pleqeri, kshuqe ata qe i kane ende te tilla deshira duken sikur s’i kane bere kur kane qene te ri dhe duan t’i bejne tani ne pleqeri. Por edhe sikur te donin te kishin me shume aktivitete ne jetet e tyre nuk eshte se pasja e nje femije te rritur ne shtepi i pengon per te shkuar ne plazh apo teater. Problemi eshte me shume tek seksi, sepse nuk ekziston privacia e duhur kur njerezit jetojne ne te njejten shtepi. Gjithashtu eshte edhe tek hapesira shtepiake, sepse nqs dikush martohet dhe vazhdon te jetoje ne shtepi me nusen dhe femijet kjo i rendon dinamikat shtepiake, ka me shume perplasje, tensione, etj. Ne plan me te gjere, tregon qe ekonomia ne at zone nuk eshte e zhvilluar mjaftueshem, ose ndodhet ne recesion. Ose, ne disa raste individi qe rri ne shtepi mbase kerkon te kurseje me shume per momentin dhe ato para qe kursen t’i investoje ne te ardhmen per shkollim/prona/etj, gje qe eshte ekonomikisht e zgjuar por qe eshte zgjidhje provizore deri sa investimi te nxjerre fryte.
Une jetoj akoma me prindin ai eshte 90vjec une 70,im bir 50 nipi 30 dhe djali i nipit 10.harrova dhe derrin,qenin,macen dhe gomarin ,se dhia fle ne peme.