Si po manipulon PD protestën e Zharrëz/ Njeriu i Bashës, në krye të grupit 

22 Shkurt 2017, 19:52Sociale TEMA
Si po manipulon PD protestën e Zharrëz/ Njeriu i Bashës, në

Banorët e zonës naftëmbajtëse të Patos Marinzës janë rikthyer në vëmendjen e medias dhe publikut. Historia e lëkundjeve të tokës me pasoja në për banorët është shfaqur që në vitin 2011, kohë kur qeveria drejtohej prej Partisë Demokratike. Pavarësisht protestave të vazhdueshme dhe dëmeve të konsiderueshme në banesa për shkak të lëkundjeve të tokës, qeveria Berisha nuk mori asnjë vendim e as veprim deri në fund të mandatit të saj Shtatorin e vitit 2013. Kompania Bankers Petroleum u akuzua nga banorët si shkaktare e dëmeve por qeveria mbyllë veshët e lejoi vazhdimin normal të punës duke mos dëmshpërblyer asnjë banor të dëmtuar prej lëkundjeve.

Që në fundin e vitit 2013, qeveria Rama ndërhyri për ti dhënë jetë procesit të dialogut mes banorëve, kompanisë dhe pushtetit lokal. Në sajë të marrëveshjes së nënshkruar mes Bankers Petroleum-Albpetrol dhe IGJEUM u mundësua vendosja e dy aparateve sizmomatëse për monitorimin e vazhdueshëm të lëkundjeve sizmike në zone. Këto të dhëna administrohen sot prej Institutit të Gjeoshkencës që ka hartuar dhe raportet paraprake analitike të cilat gjithsesi nuk konsiderohen prej tij të mjaftueshëm për daljen në konkluzion përfundimtar për shkakun e lëkundjeve.

Në një kohë kur banorët pretendojnë se lëkundjet shkaktohen nga aktiviteti naftënxjerrës dhe kompania refuzon të ketë përgjegjësi duke insistuar se lëkundjet janë natyrore, e vetmja rrugë mbetet verifikimi shkencor. Në mungesë të këtij verifikimi, çdo vendimmarrje e njëanshme do të çonte në paditjen e Shqipërisë në gjykatën e arbitrazhit dhe kërkimin e një dëmi të konsiderueshëm miliona eurosh.

Për një periudhë prej mbi dy vitesh në zonë nuk pati lëkundje ndërsa ato u rishfaqën Nëntorin e vitit 2016. Rikthimi i lëkundjeve, protesta e banorëve dhe greva e tyre bënë që në datën 26 dhjetor, ministri i Energjisë të urdhërojë ndalimin e menjëhershëm të injektimit të ujit teknologjik në puset e lokalizuara përreth fshatit Zharrës dhe të kërkojë marrjen e një eksperti të huaj të pavarur për të nxjerrë shkencërisht shkakun e lëkundjeve.

Me një urdhër të kryeministrit u ngrit edhe një grup ndërministror i cili tanimë ka konfirmuar vazhdimin e ndalimit të injektimit të ujit teknologjik në zonë; ka evidentuar dëmet në banesa dhe marrë masat që në 70 prej tyre të ndërhyhet urgjentisht për strehimin e banorëve dhe riparimin e godinave.

Gjithashtu Albpetrol po blen aparaturat shtesë që kërkohen për matjen e mëtejshme të lëkundjeve me synim zbardhjen e të vërtetës mbi lëkundjet. Eksperti i huaj i pavarur është duke u përcaktuar dhe pritet të nisë punën. Më e rëndësishmja është se që prej fund Dhjetorit 2016 në zonë nuk ka më lëkundje me pasoja për banesat dhe pronën.

Në këtë situatë, një grup prej 9 banorësh të Zharrëzës në mënyrë të njëanshme refuzuan çdo dialog dhe u futën në grevën e urisë duke mos pranuar asnjë kontakt me drejtuesit qendrorë e vendor. Pas disa ditësh grevë, një pjesë e grevistëve janë nisur drejt Tiranës në një kohë kur banorët e protestuesit e Zharrëzës takuan dje autoritetet qendrore e vendore në Patos dhe pasi u informuan për masat që po merren vendosën të bashkëpunojnë e të ndikojnë për mbylljen e grevës.

Por kur po i drejton një pjesë të grevistëve drejt Tiranës?! Adriatik Lapaj është një avokat i cili dukshëm për interesat e Partisë Demokratike ka marrë përsipër që të organizojë dhe të mundësojnë lëvizjen e një pjese të grevistëve drejt Tiranës me synimin final bashkimin e tyre me opozitën në çadrën e ngritur përpara godinës së Kryeministrisë.

Lapaj njihet si një mbështetës i Partisë Demokratike dhe siç e shikoni ishte një nga folësit kryesor të aktivitetit të kryetarit democrat Lulzim Basha në datën 12 Shkurt kur po përgatitej protesta e 18 Shkurtit. Në një kohë kur autoritetet po marrin masa për ti dhënë zgjidhje situatës njëherë e mirë duke zbuluar shkakun e lëkundjeve, Partia Demokratike përmes levave në të ashtëquajturën shoqëri civile manipulon opinionin për të krijuar një kauzë false në ndihmë të Lulzim Bashës së izoluar brenda çadrës e që kërkon ndihmë.

9 komente në “Si po manipulon PD protestën e Zharrëz/ Njeriu i Bashës, në krye të grupit ”

  1. . says:

    Z.Rama,

    – Ne POPULLI (pervec verioreve) duam menjehere zbatimin dhe funksionimin e DREJTESISE dhe VITINGUN”.

    – Ceta-PD veriorve, Berisha, Basha, Meta nuk duan DREJTESI dhe VETINGUN prandaj kane ngritur “BUNKERIN” per tu fshehur dhe per t’u mbrojtur bashke me familje.

    – SHBA-ja, Europa dhe Ndrekombetaret denojne kete veprim anti-shqiptar pra kerkojme “leje” qe NE POPULLI (pervec veriorve) te protestojme per DREJTESIN e VERTETE … si mund te kemi zgjedje te lira pa DREJTESI te VERTETE ?

    – Na lejoni dhe NE te kerkojme te drejten tone per te patur DREJTESI.

  2. Shpellai King says:

    Avokati i djallit,ish delfini i Kreshnik KLD-se,dhe sot beniamin ne rritje i z.Basha,nuk me jep asnje kenaqesi mendore.
    Pale,donte ta bente dhe deputet MC Kresha ne 2013 me ato 5 deputetet e sigurt qe i kerkoi rames.
    Por shqiponja u zhvesh papritur,e filloi te klithte si sorre…
    Me kalimin e kohes ngjyra e zeze filloi ti perngjante te bluse se Gjelalit…
    U shofshin kjo fare e keqe.
    Ptuuuuu

  3. tr says:

    Po kaq naiv eshte ky popull, qe nuk kupton qe mashtrohet nga Basha ???

  4. Pateriot says:

    O shpellar! Nga emri qe ke sduhet as te te kthehet pergjigje. Ky meroja jot qe shkruan sot kundra ktij djalit, pagoi kreshnik byt””imin ti zi te vendin per deputet ne Sarande. Ky djali ska asnje lidhje as me Pd as me Ps. Po ju aq u thot partia e aq shkruani. Per te ardhur keq!

  5. klesta says:

    Jo, Adriatiku nuk eshte i PD. Eshte i Nismes Thurje. Boll rrejtet,

  6. Dori says:

    Ky eshte djale model po normal qe do e sulmoni! Se ketu te miret sulmohen, nderkohe te keqinjte bejen kerdine!

  7. jo-genjeshtres says:

    I nderuar z. Mero, se pari te falenderoj qe gjen hapesire ne tregun e shtypit tend edhe per kete djale qe pa ndonje perfitim personal (ti vete paguash nga partite ne pushtet qe t´u besh reklame) u del ne krah njerezve ne hall.
    Nuk kam lexuar ne shtypin tend ndonje qendrim per keta njerez qe jane ne mes te pasurise, por digjen e vriten prej saj.
    Ky djale ka guximin te perballet edhe me Bashen edhe me Ramen, sepse ka armen me te forte, ndershmerine dhe asnjanesine partiake.
    Zhgenjimi qe pesoi me AK e ka ndergjegjesuar me shume se c´fare lojera te pista politike luajne partite e medha. Nese do te ishte njeri i Bashes do ta kishe pare me date 18 Shkurt, por ai i qendroi besnik dinjitetit te qytetarit, kunder padrejtesive shoqerore si qytetar pa ngjyrim politik.
    Sie gazetar i oborreve partiake dikur me Salen dhe tani me Ramen nuk i ben ndonje nder ketij populli duke goditur njerez te shoqerise civile.
    Po nese njerez kontributi i ketyre njerezve do te hyje ne histori a s´me thua do kesh guximin t´u kerkosh te falur?
    Te pakten te keni ndershmerine dhe te botoni dhe keto komente!

  8. jo-genjeshtres says:

    I nderuar z. Mero, se pari te falenderoj qe gjen hapesire ne tregun e shtypit tend edhe per kete djale qe pa ndonje perfitim personal (ti vete paguash nga partite ne pushtet qe t´u besh reklame) u del ne krah njerezve ne hall.
    Nuk kam lexuar ne shtypin tend ndonje qendrim per keta njerez qe jane ne mes te pasurise, por digjen e vriten prej saj.
    Ky djale ka guximin te perballet edhe me Bashen edhe me Ramen, sepse ka armen me te forte, ndershmerine dhe asnjanesine partiake.
    Zhgenjimi qe pesoi me AK e ka ndergjegjesuar me shume se c´fare lojera te pista politike luajne partite e medha. Nese do te ishte njeri i Bashes do ta kishe pare me date 18 Shkurt, por ai i qendroi besnik dinjitetit te qytetarit, kunder padrejtesive shoqerore si qytetar pa ngjyrim politik.
    Sie gazetar i oborreve partiake dikur me Salen dhe tani me Ramen nuk i ben ndonje nder ketij populli duke goditur njerez te shoqerise civile.
    Po nese neser kontributi i ketyre njerezve do te hyje ne histori a s´me thua do kesh guximin t´u kerkosh te falur?
    Te pakten te keni ndershmerine dhe te botoni dhe keto komente!

  9. Anarko-Sindikalisti says:

    Propozoj qe ketej e tutje te quhet Çadra e Vetting-ut. Te pakten nga ana e veprimtarive kriminale ekonomike jane duke e kryer me se miri vetedemaskimin. Bashkepunetoret e tyre ne drejtesi, SHIK, apo Presidence dihen, keshtu qe s’ka nevoje fare te ngrihen Organet e reja ne kuader te Reformes.
    P.S : Çadren mund ta perdorin edhe me 18 qershori e numerimin e votave ta bejne po vete, Ristanin aty e kane, diç di per keto pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje