Forumi për Liri Ekonomike ia ka dedikuar edicionin e katërt të tij kërcënimit populist me një panel me politikanë e studiues; Sherefedin Shehun nga PD, Ervin Bushati nga PS, Mesila Doda nga PDIU dhe Gjergj Bojaxhi i “Sfida për Shqipërinë”. Edicioni u mbajt sot në Tiranë, në Hotel Plaza, organizuar nga FLE, Instituti Pashko në UET
Forumi Ekonomik i Tiranës, organizuar nga Instituti Europian Pashko në UET, ka mbajtur sot edicionin e katërt me temë: “Kërcënimi nga populizmi”, a ka një rrezik real në vendin tonë për lindjen e një retorike të tillë dhe si mund të parandalohet. Paneli u moderua nga gazetarja Eni Vasili me të ftuar eksponentë të politikës së ditës dhe studiues.
Në fjalën përshëndetëse themeluesi i këtij forumi, Henri Çili tha se “Kemi krijuar tashmë një traditë, që është një mënyrë të debatuari i qëllimshëm po duke qenë të hapur ndaj ideve dhe aktorëve të tjerë. Nga etatizmi, frika nga mbirregullimi, si mund të vendoset kapitalizmi dhe këtë vit prekëm populizmin, i cili ka behur dhe në portat tona”.
Spiker kryesor ishte studiuesi amerikan Dalibor Rohac, i cili tha se, duhet të kuptojmë se çfarë është populizmi i vërtetë dhe çfarë pasojash ka ai në shoqëri. Duke folur për atë çfarë po ndodh në Amerikë me fitoren e një populisti autoritar si presidenti, Rohac tha se shoqëria e hapur, institucionet e pavarura janë ato që duhet të reagojnë ndaj populizmit.
Ish-deputeti i PD-së, ekonomisti Sherefedin Shehu në fjalën e tij e lidhi populizmin me keqqeverisjen.
“Fenomeni është i njohur por ndryshon nga shkalla e përdorimit të populizmit për përfitime. Për mua është e rëndësishme se si mund ta masim dhe si mund ta parandalojmë dhe për mua ka një matje shumë të qartë dhe shumë të saktë; është diferenca mes atyre që premtohen në fushatën elektorale dhe atyre që realizohen gjatë mandatit qeverisës. Pastaj mund të ketë dhe fenomene të mbarsura apo të mbingarkuara si nacionalizmi ekonomik dhe këtë ne e kemi vënë re në disa vende, e dhe në Maqedoni”- tha ai.
Deputetja e PDIU-së Mesila Doda e pa në një këndvështrim më të butë populizmin duke theksuar se në fund të fundit partitë i flasin një pjese të popullsisë. Por ajo tha se rreziku vjen kur ka politika antisistem. “A ekziston në Shqipëri frika nga antipoltika? Po, sepse jemi njerëz emocionalë, jemi ballkanas. Shqipëria nuk mund të tolerojë dot ekstremin pasi kemi ardhur nga politika të dhunshme dhe është e vështirë të pranojmë eksperimente të reja. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur parashtrojmë para njerëzve kush është vizioni ynë”- tha ajo.
Doda foli mbi propozimin e saj dhe të PDIU-së për bashkimin ekonomik me Kosovën, që ka lidhje me një lloj nacionalizmi ekonomik. “ Kur ne propozuam futjen e lekut si monedhë edhe në Kosovë kishim parasysh se në rast të një krize apo shkrirje të BE-së dhe Euros, që dikur dukej i pamundur, por sot ekziston frika dhe ankthi që kjo të ndodhë, Shqipëria dhe Kosova të kishin një treg ekonomik të unifikuar për ti shpëtuar krizës”.
“Partitë tradicionale janë populiste. Duhet të prodhojmë antitrupa kundër populizmit që kanë instaluar ato”- kështu u shpreh sot Gjergj Bojaxhi, themelues i Sfida për Shqipërinë, i ftuar në panelin e Forumit Ekonomik të Tiranës ku diskutohej për kërcënimin nga populizmi.
“E vetmja mënyrë që shoqëria shqiptare të rregullojë problemin që ka me partitë e mëdha është të prodhojë antitrupa që të rregullojmë ato defekte që ekzistojnë në sistemin politik”- theksoi Bojaxhi. Sipas tij korrusioni nuk fillon kur një parti politike merr pushtetin, por si me mënyrën sesi është e ndërtuar një parti politike dhe se si funksionon nga brenda, ku në proceset që këto parti kanë brenda vetes, është e vështirë që për njerëz profesionistë dhe me integritet të bëjnë karrierë politike dhe të vlerësohen.
Deputeti socialist Ervin Bushati duke mbajtur fjalën në panelin e Forumit Ekonomik të Tiranës ku diskutohej mbi populizmin foli mbi situatën aktuale politike në vend dhe populizmin e politikës. Ai tha fenomeni populizmit po ndodh në vende të ndryshme të botës dhe Shqipëria nuk bën përjashtim, por sipas tij, shqiptarët kanë një anti-trup ndaj populizmit që u vjen nga kujtesa diktatoriale.
“Ka një antikorp shumë të fuqishëm shqiptar sepse e kanë ngrenë nga demagogjia. Ne kemi dalë nga një diktaturë dhe nuk i hamë dot dokrrat. Ne e kemi kaluar fazën e diktaturës dhe shqiptarët e kanë këtë antikorp nuk e hamë kollaj populizmin. Megjithatë patjetër që ky është një treg politik, ku përveç dualizmit e ka dhe njeriun që i sheh në dy kampe gjërat dhe do ta gjejë veten.”
Mjafton te lexosh, se kush e ka organizuar dhe cilet jane te ftuarit, do ta kuptoni qe eshte nje Forum, per idiotet.
Injorantet u japin mend injoranteve. Pika qe nuk ju bie dhe ju qe e sillni si nje lajm te rendesihem.