VIDEO/ Tenton t’i grabisë çantën, por shihni rezistencën e kësaj gruaje

25 Shkurt 2017, 08:16Sociale TEMA

Këto pamje, të filmuara nga një kamera sigurie në Manchester, Britani e Madhe, tregojnë momentin kur një grabitës sulmon një grua në rrugë.

Ai tenton fillimisht t’i rrëmbejë çantën, por kur përballet me kundërshtimin e gruas, nis të ushtrojë dhunë ndaj saj, duke e tërhequr zvarrë përmes rrugës, nga njëri krah në tjetrin.

Megjithatë, ajo ka vazhduar të rezistojë, pa e lëshuar çantën, të paktën për 20 sekonda, sipas pamjeve të bëra publike.

Por, pavarësisht luftës së pandërprerë të gruas, grabitësi në fund ka arritur të largohet, bashkë me çantën.

Ai është tashmë në kërkim nga policia britanike, që gjithashtu është shprehur e shokuar nga sulmi i pazakontë dhe i dhunshëm ndaj gruas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje