"Telenovelë" në News 24, gruaja shpërthen ndaj burrit: Të dashurën ta kam mbajtur me bukë në shtëpi

24 Shkurt 2017, 13:00Sociale TEMA

“Unë të dashur s’kam pas, ky ka pas për vete. Ma ka prurë edhe në shtëpi, i kam dhënë me hongër me pi, po emrin s’po ia përmend. Ky kot akuzon, unë jam e pjekur s’ja shkatërroj jetën njerëzve”

Me këto fjalë i kundërpërgjigjet deklaratave të burrit shtetësja  Shqipe  Hysenaj, e cila akuzohet se i jepte valium familjarëve  për të shkuar në shtrat me të dashurin e saj.

Në një përballje live në emisionin “Me Zemër të Hapur”,  gruaja ka akuzuar Alfred Karajt  se e dhunonte rregullisht duke e rrahur me rrip pantallonash.

Ajo thotë se bashkëshorti nuk punonte dhe linte para në bixhoz.

Ndër të tjera, Hyenaj shprehet se burri kishte arritur deri në atë pikë sa  kishte sjelle dashnoren e vet në shtëpi dhe i kishte kërkuar që të kujdesej për të.

Më herët në diskutimin në studio morri pjesë edhe “i dashuri” i Shqipes, i cili  u justifikua duke thënë se mund të puthte  çdo femër nëse burri i saj s’është i zoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje