Kur stërvitja dështon me sukses, tigrat kapin dhe shkatërrojnë dronin që iu hyri në territor

24 Shkurt 2017, 02:50Sociale TEMA

Mos e nënvlerësoni kurrë një tigër, pavarësisht peshës së tij.

Është një e vërtetë e përhershme dhe që, kujdestarët e një parku të jetës së egër, në provincën Heilongjiang në Kinë, iu desh ta mësonin nga e para.

Ata dërguan një dron në habitatin e tigrave, që nga pamjet duken disi mbipeshë, për t’i vënë në lëvizje. Por, problem është se ndjekja nuk zgjati shumë, derisa tigrat arritën ta kapin dronin dhe, natyrisht, tentuan ta hanë atë.

Fatmirësisht, pamjet u regjistruan në video dhe janë bërë publike. Nga ndjekja dramatike, gjer tek fundi i zymtë i dronit, e deri tek hakmarrja e tij pas shkatërrimit, kur i frikësoi felinët, ndërsa nisi të nxirrte tym.

Në fund, stafi i parkut arriti ta rimerrte dronin, ose të paktën pjesët e tijj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje