Greqi, zhvillohet takimi i radhës i Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve për rishikimin e teksteve shkollore midis dy vendeve

23 Shkurt 2017, 12:56Sociale TEMA

U mbajt dje takimi i tretë i Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve (KPE) midis Shqipërisë dhe Greqisë, në Ministrinë e Arsimit.

Qëllimi i KPE, i kryesuar nga Zv/ministri i Arsimit, Kërkimeve dhe Çështjeve Fetare, Konstantinos Zouraris, me bashkë-kryetare, homologen e tij Nora Malaj, ishte shqyrtimi i mënyrës me të cilën paraqiten historia, gjeografia, letërsia, kultura dhe ekonomia në tekstet e të dy vendeve, në mënyrë që ato të përputhen me frymën e UNESCO-s dhe të Këshillit të Europës.

Pas përfundimit të punimeve së KPE, dy bashkë-kryetarët nënshkruan tekstin e konkluzioneve, në të cilin ky takim karakterizohet si mjaft konstruktiv, pasi të dyja palët ranë dakord mbi të gjitha çështjet e axhendës së paracaktuar.

1 komente në “Greqi, zhvillohet takimi i radhës i Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve për rishikimin e teksteve shkollore midis dy vendeve”

  1. Ben Dibrani says:

    Nora Malaj, klyshe e Ilir Mtes qe u dekorua nga Greket. Cfare mund te dale kur greket jane dakort?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje