Miratohet rritja e pensioneve, përfitojnë 619,000 pensionistë

23 Shkurt 2017, 10:12Sociale TEMA

Gjatë mbledhjes së djeshme, qeveria miratoi edhe vendimin për rritjen e pensioneve. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se Këshilli i Ministrave kaloi vendimin sipas të cilit më 2 mars pensionistët do të marrin shtesën.

Kjo është një rritje uniforme, pas Paketës së Solidaritetit që kaloi qeveria në ndihmë të disa kategorive.

Sipas Ahmetajt, projekti social vazhdon.

Nga ky vendim pritet që të përfitojnë 619,000 pensionistë.

Sot, skema me të cilën paguhet një pensionist është Pensioni Social plus Shtesën 1% të mesatares së kontributeve të tij. Është vendosur që të rritet pensioni social. Për 2017-n, sipas dokumentit të pensioneve, ai është 8 mijë e 400 lekë.

Sot, pensioni minimal në qytet së bashku me kompensimet është 14,200 lekë, ndërsa maksimali është 25,000 lekë.

13 komente në “Miratohet rritja e pensioneve, përfitojnë 619,000 pensionistë”

  1. alda says:

    Bravo qeverise per vendimin e rritjes se pensioneve, sado modeste te jete eshte me mire nje hap sesa asgje fare.

    1. Haaaaa says:

      Tallet qeveria me ne pensionistet,talleni edhe ju buzequmeshtit e bythe pambuket qe nuk dini se cdo te thote te marresh nje pension sa nje lemoshe,qe edhe kur te pish kafen do te mendohesh foret!
      Nje kafe pensionisti eshte baraz me me buken e nje dite!
      Tallja e qeverise fillon qe aty kur e thone me perqindje,pra 3 %, se per konsum te jashtem mediatik,asnje shtet ne bote nuk ben nje rritje vjetore me kete shifer gjigande!
      Pra bota kujton se pensionet ne Shqiperi u rriten 3 %,kur ne Danimarke,Gjermani,Britanine e Madhe etj,pensionet rriten vetem 0.1 %!!
      Cfare do te thote kjo?
      Ne Shqiperi rritja e pensionit mujor 3% do te thote rritje vetem 3-400 leke ne muaj,ndersa ne Gjermani,qe pensioni eshte 2000 euro ne muaj rritja 0.1 % eshte nje rritje prej200 euro ne muaj!
      Kjo eshte tallja e te gjitha qeverive tona!
      Po te donin t’u jepnin pension dinjitoz pensionisteve,qe me djersen e tyre ndertuan kete Shqiperi qe e gezojne brezat e sotem QYL,atehere le te behen BURRA:
      TE LLOGARITIN DHE TE MIRATOJNE MINIMUMIN JETI(K TE NJERIUT!
      Kete nuk e bejne se e dine se do t’u rrezohet e gjithe KESHTJELLA prej rere e pagave dhe pensioneve!
      Per 3-400 leke rritje NUK E DUAM FARE!
      Le ta mbaje qeveria per drekat dhe darkat e punes!

      1. Petrit Hotaj says:

        Ju zonja pencioniste kur ishe e re nuk kishte pencioniste? , apo e keni gezuar shqiperine qyl dhe ju.? Dhe nuk eshte momenti te beni krahasime me vendet europiane, por duhet te ngriheni kunder hajduterve dhe krimineleve qe fshihen non cadra per interesat e veta, tu sekuestrohet pasuria e bere e vjedhur nga djersa e juaj dhe e gjith popullit.

  2. vilma says:

    Ju lumte, pensionistet jane nje kategori qe kane nevoje per nje dore ndihme ndaj mendoj se mbeshtetja financiare eshte menyra e duhur sesi qeveria mund ti vije ne ndihme pensionisteve e shume shtresave te tjera, nje bravo te madhe.

  3. fiona says:

    Bravo, keshtu ka lezet ? ta gezojne pensionin e ri.

  4. sokol says:

    tjeter arritje e qeverise bravo per punen e mire qe po beni,

  5. dona says:

    lajm shume i mire perfitojne edhe gjysherit e mi ?

  6. Kola says:

    Sado qe rritja eshte gati e paperfillshme per gjithe ata qe kaluan jeten duke mbajtur barren e rende te politikave te gomarrliqeve, prape ia vlen ta pershgendesim qeverrine e t’i kujtojme se ketyre njerezve u eshte borxhli

  7. K.Ministria says:

    5 nga 114 vetat e punesuar ne aparatin e K.ministrise si zhurmues virtual ngrene ne piedestal nje nder qeverite me te korruptuara dhe me te pazote te historise se Shqiperise.
    Si eshte e mundur qe te gjithe komentoni nga e njejta IP address qe lidhet me serverin e K.ministrise.

  8. Haaaaa says:

    Ky eshte nje lajm i mrekullueshem!
    Sapo mora vesh lajmin se do me rritet pensioni NUK HENGRA BUKE as ne dreke e as ne darke!
    Isha i ngopur me lajmin!
    Sa do me rritet pensioni,thua ti?
    -E per cfare me duhet mua?
    Le te rritet sa te doje,por ama u rrit dhe nuk u ul!
    -A tallet qeveria dhe b\gazeta qe thone e shkruajne qindra fjale per kete lajm,por ate qe na sduhet NUK E THONE!
    Vertet, kane shkruar lloj lloj derdellitjesh,por se sa do na i rritin pensionin NUK E SHKRUAJNE!
    E ku eshte lajmi ketu?
    Kjo eshte njelloj sic shkojme ne wc ne mengjes,bejme kaken,por vete ate nuk e shohim fare!
    Ja edhe ky lajmi ishte tamam si …..kaka!!
    Bravo gazetari student.
    Ky eshte niveli i shkolles tone te gazetarise ku eshte pedagog, i shqyeri,Mark Marku!

  9. vjeshta says:

    Si kanë guxim të tallen haptas me prindërit tanë, këta këlysha kurvash???!

  10. tfgs1 says:

    hani o te pangopur……………………pencion 60 evro!!!!???
    kjo ne vatan,ne kohen kur greku i keq[sipas suniteve bukeshkale] u jep sumave araboshqipfolese me banim ne Greqi 200+100+100 evro per ginaika-n dhe cdo gyzel………………

  11. perkthyesi says:

    Rritja e pensionit eshte gjithnje lajm i mire, por kur meson se kjo rritje eshte vetem 2 apo 3 perqint, te vjen vertete ndot, dhe e ndjen vehten krejtesisht te percmuar e te pavlere, megjithese ke kontribuar shume gjate 40 e ca viteve. Ne Shqiperi, pensionisti e ndjen vehten pa personalitet dhe te percmuar, pasi detyrimi qe ka shteti per ta eshte shume i madh! Kur mendon se ne shtet jane punesuar pergjithesisht jo profesioniste, por militante partish, te vjen me nder per te vjelle! Por, fundja kemi lindur ne nje vend qe historikisht asnjehere nuk ka patur qeveri qe kane menduar per popullin e vet, por vetem per xhepat e veta. Dhe kjo e ben kete vend te mallkuar (jo nga natyra qe e ka paisur me pasuri te jashtezakonshme), por per krijesat qe kane marre persiper “te udheheqin” kete vend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje