Gjuha shqipe futet në kurrikulat e gjimnazeve në Turqi

23 Shkurt 2017, 19:46Sociale TEMA

Duke filluar nga shtatori, kur nis viti i ri akademik në Turqi, Ministria turke e Edukimit do t’iu ofrojë studentëve mundësinë për të mësuar edhe dy gjuhë të reja: atë boshnjake dhe shqipen.

Lajmi është njoftuar këtë të enjte nga një zyrtar i këtij dikasteri, që shtoi se këto gjuhë të reja do të shtohen në kurrikulën e shkollave të mesme mbi baza përzgjedhëse nga muaji shtator. Zyrtari në fjalë ka folur në kushte anonimati, për shkak se nuk i lejohej të fliste për mediet.

Nxënësit e grupmoshës 13-16 vjeç do të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën boshnjake dhe shqipen si pjesë e kurseve për gjuhët e gjalla dhe dialektet, në të cilat ata mund të mësojnë aktualisht edhe gjuhë të tjera që fliten në Turqi dhe vendet fqinje të saj, siç janë dialektet kurde “Kurmanji” dhe “Sorani”, gjuha abkaziane dhe gjeorgjiane, si dhe ajo “Laz”.

Ndërkohë, duke nisur nga mosha 7-vjeçare e deri në atë 18-vjeçare, studentëve iu është bërë e detyrueshme mësimi i anglishtes, sikurse kanë mundësi të zgjedhin mes gjermanishtes dhe frëngjishtes.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 mes Turqisë dhe Bosnje-Hercegovinës, turqishtja mësohet në mbi 80 shkolla anembanë Bosnjes. Gjuha boshnjake, një përzierje serbokroatishte, flitet nga rreth 2.2 milionë persona, shumica e të cilëve jetojnë në Bosnje-Hercegovinë, por edhe në shtetet e ish-Jugosllavisë. Ndërsa mbi 5 milionë njerëz në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi flasin shqipen.

8 komente në “Gjuha shqipe futet në kurrikulat e gjimnazeve në Turqi”

  1. Albani says:

    Shqipetaret e Shqiperise,Kosoves,Greqise dhe Maqedonise nuk jane pese por dhjete milione,qeni veren qe ju nxori ne drite palo gazetare.

    1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

      BEQIRAAAAAAAAAAAAAAAA,nese keni pak tru kuptoni qellimin: turqezimi i metejshem i shqiperise dhe kosoves,normalisht boznias apo edhe fyrom.

  2. lelegu says:

    Ku eshte burimi ose referenca e informacionit per kete lajm, se e e dime qe Edvin Rama eshte vellezer me turqit e tij….

  3. tfgs1 says:

    pordhe me rigon……………………..!!!

  4. kodrasadikitk says:

    Sa shqiprtare ne Turqi e flasin shqipen ne familjet e tyre !!

  5. Lani says:

    Me ne fund po e lejojne pas 115 vjetesh.

  6. Commando says:

    O tfgs 1 ku eshte problemi yt , po nuk te pelqen ik komento ne akropoli ose tjeter extreme right gazetat eathines , ise ropoperperithras hahahaha

  7. Commando says:

    O tfgs 1 ku eshte problemi yt , po nuk te pelqen ik komento ne gazeta akropoli ose tjeter extreme right gazetat eathines , ise ropoperperithras hahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje