Aktorja e njohur, Angelina Jolie ka shijuar disa nga ushqimet vendase gjatë një udhëtimi në Kamboxhia, bashkë me fëmijët e saj.
Në intervistën për BBC, 41-vjeçarja shihet teksa iu mëson fëmijëve se si të gatuajnë dhe të hanë insektet.
Sipas Jolie, ushqimi me insekte lidhet mbi të gjitha me instinktin e mbijetesës.
Ajo tha se e ka nisur duke provuar fillmisht bulkthat.
“Bulktha dhe një birrë,” tha Angelina Jolie, ndërsa shtoi se më pas mund të kalosh tek tarantulat dhe akrepat.