Ky është momenti kur një kamion në një autostradë në Kinë, arrin të shmangë përplasjen, falë një manovre spektakolare.
Drejtuesi i kamionit ka frenuar, ndërsa është përpjekur të shmangë përplasjen me një tjetër automjet përpara tij, duke e anuar kamionin vetëm mbi dy rrota, për të dalë në korsinë tjetër të autostradës, ku e ka normalizuar sërish lëvizjen.