Deputeti i LSI Flamur Çelaj, ka bërë një gjest mjaft human ku ka dhuruar një pjesë të pagës së tij mujore babait të Anxhela Noçkas, e cila është diagnostikuar me një sëmundje të rallë.
Ai e quajti veten fatlum për të dhënë këtë kontribut.
“Ndihem fatlum që kam mundësi të jap një kontribut modest. Kam menduar që çdo herë që të marr pagën time 1/3 e pagës do ta lë për akte bamirësie. Të bësh akte humanitare është shembulli më i mirë që mund të japin deputetët dhe çdo zyrtar i lartë që paguhet nga taksa paguesit”, u shpreh Çelaj.
Ndërkohë babai i Anxhelas, Vladimir Noçka e vlerësoi kontributin që po jep mbarë shoqëria, duke thënë se nuk do të mundej kurrë të siguronte kapitalin e nevojshëm për kurim por ndihma e të gjithëve i jep besimin që vajza do të shërohet.
Nga ana tjetër, disa të rinj kanë nisur të mbledhin donacione për shoqen e tyre 21 vjeçare e cila është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë (lymphomablastic lymphoma , non Hodgking ).
Bravo. hera pare qe e degjoj kete Deputet. Zoti ta shperblefte.
Rrogen e ka per kafe ai. Eshte i LSI ai. Mendoni se iu mvaruan miliardat?