Një nga kërkesat që BDI ka pasur për liderin e LSDM-së dhe me shumë gjasë kryeministrin e ardhshëm të Maqedonisë, Zoran Zaev, që t’i japë firmat për formimin e qeverisë është që ta akuzojë Serbinë për gjenocid ndaj shqiptarëve.
Kështu shkruan agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.
“Zoran Zaev informoi bordin e partisë se në marrëveshjen për koalicion me BDI-në dhe partitë shqiptare, ndër të tjera është edhe akuzimi i Serbisë për gjenocid ndaj shqiptarëve të Maqedonisë në periudhat mes dy luftërave botërore – nga viti 1912 deri 1956”, shkruan agjencia serbe.