Presidenti francez, Francois Hollande ishte duke mbajtur një fjalim, kur u ndërpre nga e shtëna e një arme.
Hollande gjendej në hapjen e një linje hekurudhore të shpejtësisë së lartë, ndërmjet Parisit dhe Bordosë, në Villognon, kur u dëgjuan të shtënat.
Megjithatë, siç shihet edhe nga video, presidenti ka arritur ta ruajë mjaft mirë qetësinë, pavarësisht ngjarjes së papritur.
Në fakt, ka qenë fjala për një defekt në armën e një prej snajperistëve, i cili supozohej të ruante presidentin dhe turmën, nga një pozicion disi më i ngritur.
Për pasojë, një kamerier dhe një ushtar kanë mbetur të plagosur.
Sipas shtypit francez, ushtari nuk kishte qenë në gjendje të kontrollonte armën, ndërsa kolegët e tij thanë se e kishin parë të pinte pije alkoolike, përpara se vendosej në pozicionin e tij.
Ndërkaq, Hollande shihet të ndërpresë për një moment fjalimin, kur dëgjohet krisma e armës, ndërsa thotë: “Shpresoj që të gjithë të jenë mirë,” për të vazhduar sërish me fjalimin.
Burre shteti… bravo
..popullariteti i tij ka rene ne sondazhin e fundit.