Ylli Rakipi: Bankers hodhi para për të mbyllur emisionin tim

28 Shkurt 2017, 09:20Sociale TEMA

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me problemin e Zharrëzës dhe kompaninë “Bankers Petroleum”.

I ftuar në emisionin “Opinion” pikërisht për Zharrëzën, gazetari Rakipi replikoi me zv/ministrin e Energjisë Ilir Bejtja për faktin se “Bankers” shpon tokën me metoda të vjetëruara.

Sipas tij, kur ka bërë emisionin për këtë temë, gazetarët e tij e kanë pasur të vështirë të mblidhnin informacione.

Rakipi shtoi gjithashtu se pasi bëri emisionin e parë për investigimin se çfarë ndodhte në Zharrëz, herën e dytë u hodhën para që puntata të mos transmetohej.

“Herën e parë iku, herën e dytë pagoi. Kompania ka paguar për të mbyllur emisionin tim, për të mos transmetuar emisionin”, tha ndër të tjera gazetari Ylli Rakipi.

5 komente në “Ylli Rakipi: Bankers hodhi para për të mbyllur emisionin tim”

  1. z says:

    kur bene emisioon dhe ky fshatar derr fshatari …..????!!!!!

  2. Tralala says:

    Pronarit tend ja kane paguar, or toc, se e dime si punojne mediat ne Shqiperi. Mire ta bene se ke shtyr 25 vjet me allishverishe.

  3. adeci says:

    RRRakip Ylli?????????????

  4. Cun-Tirone says:

    Yllit nuk po i del e keqja qe ka marre pak para nga mbyllja e emisionit prej Bankers..

  5. endri says:

    po pse emision e quan Ylli ate mejhanen ku vetem mezet dhe rakia mungojne. Jane ne fakt por nuk i shohim ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje