Një “Porsche,” që udhëtonte me shpejtësi rreth 200 km/h në autostradën Athinë-Lamia, në Greqi, ka shkaktuar një aksident të frikshëm, pasi shoferi ka humbur kontrollin.
Në videon e filmuar nga një kamera sigurie, tregohet se si një tjetër makinë, tip “Honda Civic” ishte ndalur pranë një pike karburanti, ndërsa shoferi gjendej në tualet. Por, pikërisht atëherë, “Porsche” afrohet me shpejtësi, duke marrë përpara makinën e parkuar, ndërsa është përplasur edhe me pikën e karburantit, duke shkaktuar një shpërthim flakësh.
Brenda makinës së parkuar, gjendej gruaja dhe djali 3-vjeçar i shoferit, të cilët kanë humbur jetën. Po ashtu, edhe dy persona që gjendeshin brenda mjetit tip “Porsche,” kanë vdekur si pasojë e aksidentit.
Ndërkaq, siç shihet edhe nga pamjet, shoferi i “Honda”-s del me nxitim, ndërsa vrapon drejt makinës, ku gjendeshin gruaja dhe djali i tij.
Nuk eshte karburant por wc
merrini mire te dhenat .nuk ishte karburant ishte vetem w.c .po te ishte karburant nuk do ishin flaket aq te vogla