Pas një sezoni të gjatë kompetitiv pritjeje, ceremoniae çmimeve Oscar do të vlerësojë artistët më të mirë të filmit, për këtë vit. Më poshtë, mund të ndiqni LIVE intervistat me aktorët në tapetin e kuq, si edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve ka nisur në “Dolby Theatre,” ku janë ndarë edhe disa nga çmimet e para.
Filmi më i Mirë: “Moonlight”
Çmimi më i rëndësishëm i mbrëmjes është shoqëruar me një moment emocioni. Teksa lexonte emrin, Warren Beaty ka lexuar gabimisht titullin e “La La Land,” duke shkaktuar një ngatërresë, por gjithçka është ndrequr më pas.
BREAKING UPDATE: Following incorrect announcement, 'Moonlight' has won 'Best Picture' at the #Oscars. https://t.co/esmdczoPpT pic.twitter.com/9KWTsLlzrH
— ABC News (@ABC) February 27, 2017
.@BandryBarry on Best Picture for "Moonlight": "Even in my dreams this could not be true. But to hell with dreams." https://t.co/bkJCcIs2Vw pic.twitter.com/olyJ2OD5FV
— ABC News (@ABC) February 27, 2017
Aktorja më e Mirë: Ema Stone (La La Land)
Emma Stone gives emotional #Oscars speech: Statuette "a really beautiful symbol to continue on" my journey. https://t.co/vG5LjQdCo9 pic.twitter.com/H3W542OEUD
— ABC News (@ABC) February 27, 2017
Aktori më i Mirë: Casey Affleck (Manchester by the Sea)
“Një nga njerëzit e parë, i cili më mësoi si të aktroja, ishte Denzel Washington dhe sot, sapo e takova për herë të parë. Faleminderit.” – Casey Affleck
Casey Affleck gives #Oscars acceptance speech: "I'm really proud to be a part of this community…I'm just dumbfounded that I'm included." pic.twitter.com/TpDF3LHlkR
— ABC News (@ABC) February 27, 2017
Regjisori më i Mirë: Damien Chazelle (La La Land)
Chazelle është kështu, regjisori më i ri në moshë në historinë e Oscar, që fiton këtë çmim.
“Ky ishte një film për dashurinë dhe unë isha mjaft me fat të bija në dashuri, gjatë realizimit të tij.” tha Chazelle gjatë fjalimit të pranimit të çmimit.
Damien Chazelle: "This was a movie about love, and I was lucky enough to fall in love while making it." https://t.co/vG5LjQdCo9 #Oscars pic.twitter.com/N6BN286mCZ
— ABC News (@ABC) February 27, 2017
Skenari më i Mirë i Përshtatur: “Moonlight”
“Të gjithë ju, që ndiheni se për ju nuk ka një pasqyrë… ne nuk do t;iu harrojmë.” u shpreh regjisori i filmit “Moonlight,” Barry Jenkins, ndërsa mori çmimin për skenarin më të mirë tê përshtatur.
.@BandryBarry, in speech for "Moonlight": "All you people out there who feel like there is no mirror for you…we will not forget you." pic.twitter.com/HtSR9J8hay
— ABC News (@ABC) February 27, 2017
Skenari më i Mirë Origjinal: Kenneth Lonergan (Manchester by the Sea)
Kënga më e Mirë Origjinale: “City of Stars” (La La Land)
Justin Hurwitz duket se nuk ka patur kohë të ulet, pasi ka fituar edhe çmimin pêr “Këngën më të Mirë Origjinale”
Kolona Zanore më e Mirë Origjinale: Justin Hurwitz (La La Land)
Kinematografia më e Mirë: Linus Sandgren (La La Land)
Filmi merr edhe çmimin e dytë këtë mbrëmje, ndonëse ishte nominuar në 14 kategori.
“Kanë kaluar dy orë nga ceremonia dhe Donald Trump nuk ka postuar ende asgjë në Twitter, po filloj të shqetësohem për të.” Kështu u shpreh Jimmy Kimmel, ndërsa i shkruajti presidentit live në Twitter
.@JimmyKimmel tweets to President @realdonaldtrump during the #Oscars: “u up?" https://t.co/hpnBBk2jh6 pic.twitter.com/eATlTLG7S9
— ABC News (@ABC) February 27, 2017
Filmi më i Mirë me Metrazh të Shkurtër: “Sing,” nga Kristof Deak dhe Anna Udvardy
Dokumentari më i Mirë i Shkurtër: Orlando von Einsiedel dhe Joanna Natasegara (Helmetat e Bardha)
Kreu i Helmetave të Bardha, Raed al Saleh nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoni, por ka dërguar një letër falënderimi, ndërsa kërkon që bota të mbështesë Sirinë.
Statement read on behalf of Raed Al Saleh, head of the White Helmets: "Work on the side of life…stop the bloodshed in Syria." #Oscars pic.twitter.com/KlaAN5zR6v
— ABC News (@ABC) February 27, 2017
Në kujtim të filmit vizatimor “Lion King,” Jimmy Kimmel risjell skenën e famshme, ndërsa ngre në krahë aktorin 8-vjeçar të filmit “Lion,” Sunny Pawar.
Filmi me Editimin më të Mirë: “Hacksaw Ridge”
Filmi i regjisorit Mel Gibson, merr edhe çmimin e dytë Oscar, ndërsa ky është një rikthim në Hollywood për Gibson, pas një izolimi dis-avje]ar, si rrjedhoje e filmit të tij “Pasioni i Krishtit,” që u cilësua si antisemit.
Efektet më të Mira Vizuale: Robert Legato, Adam Valdez, Andrew R Jones dhe Dan Lemmon (The Junglebook)
Dy nga turistët u shprehën se do të martohen në dhjetor dhe se do të donin që Denzel Washington të zyrtarizonte martesën e tyre.
Prezantuesi, Jimmy Kimmel surprizon një grup turistësh, të cilët prisnin një tur në ambientet e studiove të Hollywood, por në fakt, autobusi i ka sjellë në skenën e Oscar.
Produksioni më i Mirë: “La La Land”
Çuditërisht, pavarësisht nominimeve të shumta, ky është çmimi i parë për “La La Land” këtë mbrëmje.
Regjisori me origjinë meksikane, Gael Garcia Bernal është shprehur kundër murit të presidentit Donald Trump
Si meksikan, si latino-amerikan, si një punëtor emigrant, si qenie njerëzore, unë jam kundër çdo muri që do të na ndajë.
Filmi më i Mirë i Animuar: “Zootopia”
Filmi më i Mirë i Animuar me Metrazh të Shkurtër: “Piper”
Filmi më i Mirë i Huaj: “The Salesman” – Iran
Regjisori iranian, Asghar Farhadi e ftion për herë të dytë këtë çmim, por nuk ka marrë pjesë në ceremoni. Ai është shperhur se kushtet e vendosura ndaj tij për marrjen e një vize, ishin të papranueshme. Farhadi kishte planifikuar fillimisht të merrte pjesë në ceremoni, ku do të fliste për “rrethanat e padrejta, të vendosura ndaj emigrantëve dhe udhëtarëve nga vende të ndryshme, për të udhëtuar drejt SHBA.
Megjithatë, regjisori 44-vjeçar ka dërguar një letër, në të cilën shkruan se: “Mospjesëmarrja ime është në shenjë respekti ndaj vendit tim dhe gjashtë vendeve të tjera, të cilët janë ofenduar nga ligji johuman, që ndalon hyrjen e emigrantëve në SHBA.”
Aktorja më e mirë në Rol Dytësor: Viola Davis (Fences)
Best Sound Mixing: Kevin O’Connell, Andy Wright, Robert Mackenzie dhePeter Grace (Hacksaw Ridge)
Best Sound Editing: Sylvain Bellemare (Arrival)
Dokumentari më i Mirë: OJ: Made in America
Kostumografia më e Mirë: Colleen Atwood (Fantastic Beasts and Where to Find Them)
Çmimi për “Makeup” më të mirë: Alessandro Bertolazzi, Giorgio Gregorini and Christopher Nelson (Suicide Squad)
Aktori më i Mirë në Rol Dytësor: Mahershala Ali (Moonlight)
/Përg.: Bjorn Runa