Fotografja e njohur me prejardhje kineze, Laura Izumikawa, pëlqen të bëjë fotografi duke pasqyruar veshjet e ndryshme të botës.
Vajza e saj e vogël është ajo që mban veshjet karakteristike të vendeve të ndryshme të botës.
Këtë herë Laura ka vendosur që të bijën ta veshë me veshjen kombëtare shqiptare dhe me mijëra persona të ndryshëm e pëlqyen atë.
“Kjo veshje e bukur është nga #Albania. E gjitha e dërguar nga fansja jonë Celine, që tani jeton në Francë. U punua me dorë me dashuri nga halla e burrit. Unë pashë fotografi të Shqipërisë, dhe uau, ky vend është jashtëzakonisht i bukur. Unë për Shqipërinë kam ditur që është vendi i origjinës së Nënë Terezës, por fakti që kam këtë fustan në shtëpi, bën që të më duket sikur kam udhëtuar aty. Faleminderit që më dhe një shije të Shqipërisë dhe faleminderit që më mësove fjalën urime”, shkroi ajo fotografja në profilin e saj në Facebook. .
Sh krenar per nje lajm te tille..flm tema
Te shikojme reagime e Serbise dhe te Greqise . do ti shpallin lute Kines tani
Izumikawa nuk eshte mbiemer kinez por Japonez. Dhe ne fakt do te thote Lumi Izumi.
Presidenti tyre viziton Beogradin dhe s’ka kohe për te ne.