Disa pamje shqetësuese, të filmuara në qytetin e Leicester, në Britaninë e Madhe, tregojnë momentin kur sherr i dhunshëm ka nisur papritur midis një grupi personash në rrugë.
Video e filmuar nga kamera që gjendej brenda një taksie, tregon një furgon të bardhë dhe një makinë tjetër, të cilat ndalojnë papritur dhe dy persona dalin dhe zihen me njëri tjetrin.
Pasagjeri i furgonit të bardhë, shihet teksa merr një shkop dhe godet xhamin e pasmë të makinës tjetër.
Por, duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë, pasi nga makina dalin edhe tri persona të tjerë, të armatosur po ashtu me shkopinj.
Kur e kuptoi situatën në të cilën gjendej, ai nxitoi të largohej dhe ia doli mbanë të hipte sërish në furgon.
Video, e publikuar në Facebook është kthyer menjëherë në virale, ndërsa debate ka nisur nëse incidenti ishte i rastësishëm, apo personat janë pjesë bandash kundërshtare.