Veliaj: “Parkoni duke dërguar vetëm një SMS në nr. 50500; Etapë e re modernizimi për Tiranën”

26 Shkurt 2017, 13:17Sociale TEMA

Nga nesër, kushdo që do të parkojë në rrugët e qendrës së Tiranës, nuk ka nevojë të kërkojë punonjësin e bashkisë për të paguar biletën, por mund ta bëjë atë vetëm me një SMS.

Është e thjeshtë: targën e makinës nise me mesazh në numrin 50500 dhe nga ky moment ke paguar vendin e parkimit për një orë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi e demonstroi mënyrën e re të pagesës së parkimit në Tiranë, theksoi se projekti shënon fillimin e një etape modernizimi për kryeqytetin.

Jemi ndoshta i vetmi kryeqytet në Europë, i cili nuk e ka modernizuar sistemin e parkimit. Të parkosh me para’ në dorë nuk është as transparente, por as moderne. Pothuaj të gjithë qytetarët, sidomos ata që kanë makinë, e kanë patjetër edhe një celular. Ndaj, nga sot shkojmë në një sistem modern pagimi për parkimin, ku mjafton që të çosh me SMS targën në nr. 50500 dhe automatikisht e ke paguar për një orë në zonën A, e cila përfshin qendrën e Tiranës”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai sqaroi se në momentin kur orari i parkimit të paguar mbaron, atëherë qytetari njoftohet me SMS dhe do të ketë mundësi që ta rinovojë edhe për një orë tjetër vendin e parkimit.

“Në mënyrë elektronike, 15 minuta përpara mbarimit të orës qytetarit i vjen një SMS, e cila e njofton se po i mbaron koha; pra, a doni ta lironi vendin për dikë tjetër apo do të paguani edhe për një orë tjetër? Kjo është mënyra e vetme se si në një qytet me 200 mijë makina dhe 4 mijë vende parkimi, mundohemi të racionalizojmë vendet e parkimit. Duke shtuar opsionin e pagesës elektronike, sot jemi në nivelin e shumicës së kryeqyteteve moderne evropiane, ku të gjitha pagesat bëhen në mënyrë elektronike”, u shpreh Veliaj.

Kreu i bashkisë bëri të ditur se ky projekt po pilotohet fillimisht në disa nga rrugët kryesore të Tiranës, për t’u shtrirë më pas në të gjithë qytetin. “Fillimisht po fillojmë ta eksperimentojmë në rrugën “Myslym Shyri”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e mandej do të kalojmë në të gjithë zonën A”, tha Veliaj.

Ai theksoi se pagimi i parkimit me anë të telefonit mundëson shmangien e kontaktit direkt me punonjësit e bashkisë, si dhe rrit transparencën në menaxhimin e të ardhurave që vijnë prej tij.

Kryebashkiaku theksoi se krahas zbatimit të teknologjisë në një sërë shërbimesh që ofron bashkia, përfshi këtu edhe pagesën e parkimit, në vetëm 1 vit e gjysmë është bërë e mundur krijimi i afro 2 mijë vendeve të reja parkimi nëntokësor.

Ai bëri të ditur se çdo e ardhur që vjen nga parkimi do të shkojë për të bërë punë publike në qytet dhe për mbjelljen e pemëve në Pyllin Orbital.

5 komente në “Veliaj: “Parkoni duke dërguar vetëm një SMS në nr. 50500; Etapë e re modernizimi për Tiranën””

  1. ronny says:

    SHume mire qe i erdhen trute dhe hoqen dore nga metoda mesjetare ku na duhej te kerkonim verdalle ku ishte ai plepi qe duhet ti paguanim parate per parkim,,, lere qe une per vete as qe pata shans deri tani te parkoj ne disa rruge kryesore dhe te kem mundeis edhe te paguaj,, se gjithmone plot i shoh te dya krahet e rrugeve kryesore ,, dhe ayty ku mund t kete nje cope vend te lire,, hmmm no luck hehehe , nja dy tre specialiste te kutiave te banave dhe karrikeve jane ne gatishmeri te plote qe ta mbajne vendin per dike qe e kane klient 25 vjecar hehehe apo dike qe do te pi kafen ne bllok dhe i ka bere nje tel, ae me pare hehhee…..

    Pra ti bie shkurt deri tani nje vrime ne uje eshe bere,,, ne sektorin e parkimit publik,,, por po me ben me konfuz tani,, cfare do te thote kjo pallavra jepi targen ne numrin 50500 dhe hurraaa,,, fitore,,, e kape vendin,,,e para si do i marre bashkia parate,, apo do kete nje total bill ne fund te vitit, po nese eshte keshtu, po ata qe e sheshin,, hedhin a djegi makinen heheee, pra ,,, na sqaroni o trima se si edhe me plerat dhe kazanet qe i vute po skeni tru tti menaxhoni se edhe ai kallami qe vendosni ndonjere prane kazaneve,, kur na sheh qe mundohemi te fusim sipas llojit te mbetjeve na thote,, hajde mos u lodh po rrasi te gjitha ne nje vend heheee, pra,, duam por jemi mbrapa jemi te pagdhendur,,,jemi akoma te pa civilizuar,, si edhe kjo greve pa kuptim per ne qytetarete thjeshte se per ata qe e kane organizuar sigurisht qe e kane nje plan ne koke.

    1. lali eri says:

      Do ta kerkosh me qiri metoden mesjetare dhe plepin qe paguaje ne dore, po ske per ta gjet. Sepse tani, me etapen e re te hajduti-zimit do te te rrjepin dyfish, njehere lali eri me 1000 lek/ora parkim zona A dhe pastaj kompania celulare me 200-500 leke sherbimi I sms-se, njehere qe e dergon dhe nje here qe te vjen njoftimi I mbarimit te kohes. Apo te genjen mendja se kompania celulare do punoje veresije per lali erin?! Sa per banoret e pallateve ka menduar lali eri ti rrjepe mire ne nje faze te dyte! Flet per transparence BQ I fiqve, atehere filloje o legeni bashkise transparencen duke dhene llogari perse ke lene vetem 1% vende falas per banoret e pallateve dhe 99% vende me pagese?

  2. veliu says:

    po kur nuk ka celular

  3. Albi_I says:

    Po banoret mer banoret, si do ja bejne me makinat e tyre?

    1. Nick says:

      Banoret te vazhdojne ti bien rrotull shtepise, derisa te ndahen nga bashkeshortet respektive dhe te shkojne ne divorc dhe te duhet ti shesin te shkreta makina!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje