Tentuan të grabisnin dyqanin, por nuk llogaritën vrasësin që gjendej brenda

26 Shkurt 2017, 19:49Sociale TEMA

Dy persona të armatosur hyjnë për të grabitur dyqanin e një pike karburanti në Puerto Rico, por nuk kishin marrë parasysh vrasësin, që gjendej brenda.

Pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë dhe të publikuara në rrjetin “Liveleak,” tregojnë momentin kur dy grabitësit i afrohen kasës, ndërsa njëri prej tyre kërcënon me armë shitësin.

Por, gabimi i tyre ishte se nuk njohën një nga vrasësit më të rrezikshëm të qytetit.

Ai i afrohet njërit prej grabitësve dhe e bllokon me një lëvizje të vetme.

Kaq ka mjaftuar, që grabitësi tjetër të largohet pa rënë në sy, ndërsa edhe klientët e tjerë shihen të dalin jashtë dyqanit, të frikësuar.

Pas kësaj, ai nis ta qëllojë grabitësin me grushta, ndërsa shitësi e mban të palëvizur.

Madje, po të mos kishte qenë për mëshirën dhe mbrojtjen e këtij të fundit, ai me siguri do të kishte humbur jetën, pasi vrasësi shihet të mbajë një armë në dorë, ndërsa e kërcënon vazhdimisht grabitësin.

1 komente në “Tentuan të grabisnin dyqanin, por nuk llogaritën vrasësin që gjendej brenda”

  1. Mirush says:

    Nderkohe i forti i merrte gjërat parte pagesë pastaj :). Ka lezet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje