Por, kjo vetëm pas një ngatërrese, që për një moment i hutoi të pranishmit, si edhe publikun.
Dy prezantuesit e çmimit, Ëarren Beatty dhe Faye Dunaëay, iu ishte dhënë gabimisht zarfi për aktoren më të mirë. Me një pamje konfuze,
Beatty pa emrin e Ema Stone dhe “La La Land,” e për këtë arsye ia zgjati zarfin Dunaëay-t, e cila leoxi pikërisht emrin e “La La Land,” si fituesi i “Filmit më të Mirë.”
Kasti i filmit u ngjit në skenë dhe producentët nisën fjalimet e tyre, por ndaluan kur e kuptuan gabimin.
“Ka një gabim. ‘Moonlight’ fitoi,” tha Jordan Horowitz, ndërsa të pranishmit dukeshin mjaft të hutuar.
“Nuk është shaka,” tha ai. “Kjo nuk është shaka, ejani këtu.”