Arlind Qorri iu përgjigjet "qenëve" të PD-së

27 Shkurt 2017, 19:23Sociale TEMA
Arlind Qorri iu përgjigjet "qenëve" të PD-së

Arlind Qorri, aktivisti i “Organizata Politike” i është përgjigjur sulmeve që i kanë ardhur nga gazeta “Rilindja Demokratike”.

Kjo gazetë nuk i ka duruar dot thirrjet “Ik, ik” që iu bënë Bashës, kur shkoi të takonte grevistët e Zharëzës dhe ka nxituar t’i etiketojë si “Qorrët e Veliajt” Arlindin dhe mbështetësit e tij, që nuk e duaruan dot instrumentalizimin e protestës nga PD.

“Kur në të majtë të kafshojnë pantallonat qentë e PS dhe në të djathtë qentë e PD, tregon se je në rrugë të drejtë. Rrugës së përpjekjes për të mos jetuar qençe” shkroi Arlin Qorri në faqen e tij në Facebook.

Gazeta “RD”, botoi sot në mëngjes një shkrim denigrues, ku i etikentonte këta protestues si marioneta të Veliajt, duke u bazuar tek një shkrim i Altin Goxhajt.

Ajo shkruante:

“Ata që organizonin thirrjet; “Ik, ik, ik” kur erdhi kryetari i opozitës dhe përkrahësit e tyre opozitarë ishin ushtarët marksistë të organizatës sorosiane komuniste, Organizata Politike e Arlind Qorrit, mes tyre edhe Eljan Tanini i kioskës së Lali Erit!

Ata nuk janë aty për solidaritet, por për ta izoluar grevën, duke ushtruar presion dhe shantazh ndaj çdokujt që nuk voton Rilindjen”, ndërsa ka publikuar edhe fotot e tyre.

2 komente në “Arlind Qorri iu përgjigjet “qenëve” të PD-së”

  1. KF says:

    Ky Arlind Qorri qenkera dhe profesor ne universitet, lum prinderit per femijet e tyre qe edukohen nga nje rrugac! Ky shtet nuk eshte gje tjeter vetem nje Republike Bananesh!

  2. Mika says:

    Thirrje! Jemi ne dekadence ose renie te qellimit perse egzistojme!. Merrni fryme theeelle, percilluni pastaj shprehuni me mendjen e te urtit;Jo! te mendjes se pare te shqiptarit qe te huajt thone kete shperthim emocional te ma kete kali.
    Jepini vlera vetes edhe kur jeni ne qendrime te ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje