Televizioni shtetëror serb raporton se dyshohet për persona të vdekur pas shpërthimit që ndodhi në Kragujevac në fabrikën e municionit.
Të paktën 14 persona mbetën të plagosur pas një shpërthimi në Kragujevac të Serbisë.
Të dëmtuarit kanë djegie në trup, ndërkohë që dyshohet edhe për viktima.
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:45 minuta në Byronë e Riparimit Teknik në Kragujevac gjatë një operacioni për demontimin e municioneve. Një zëdhënës i ndihmës së shpejtë kishte thënë për këtë agjenci se “shumë trupa të lënduar po na vijnë për mjekim”.
Shefi i Sektorit për situata të jashtëzakonshme, Dragos Radovanovic u shpreh se nuk është nevoja të evakuohen banorët, duke e shmangur shkallën e rrezikut.
Mire i gjen se te lufta e kane mendjen keta muter.
Shqiptari e vetmja qënie që gjen lumturi tek fatkeqsia e tjerëve.
Vetëm bastardët dhe hajdutet i admiron.
Duket se iluminizmi nuk ka kaluar nga këto anë të botës me humnera shpirtërore.