
Miratohen në Komisionin e Cështjeve Sociale dhe Shëndetësisë projektligji për hapjen e afatit të aplikimit për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikën, kategoria parësore që u përjashtuan nga procesi I 2009. Ministri Klosi prezantoi projektligjin para deputetëve të këtij komisioni, duke theksuar se nisma e MMSR vjen në kuadër të përmbushjes së premtimit të kësaj qeverie, për dëmshpërblimin e plotë të ish të përndjekurve politikë.
Ministri Klosi bëri prezantimin e projektligjit edhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, por nuk u arrit të miratohej për mungesën e kuorumit. Ministri Klosi informoi deputetët e këtij komisionin për ecurinë e procesit deri tani.
“ Jemi duke shpërndarë këstin e shtatë. Jemi duke e mbyllur me të gjithë të përndjekurit politik ,dhe kalojmë në këstin e tetë për ta përmbyllur brenda muajit qershor. Po ashtu hapet mundësi që brenda harkut kohor të vitit tjetër, dhe këta 320 të përndjekur politik të kategorisë parësore që shtohen rishtazi në listën e të përndjekurve politik, të kenë mundësinë që të marrin dëmshpërblimin e tyre financiar” – deklaroi ministri Klosi