Një grup personash, të cilët kanë votuar kundër BREXIT, kanë arritur të grumbullojnë më tepër së 70 000 paundë për fushatën e tyre sensibilizuese.
Grupi “Stop The Silence” ka vendosur postera në qytete të ndryshme në Britaninë e Madhe, ndërsa kanë arritur të realizojnë edhe një spot televiziv, që pas publikimt në rrjetet sociale, është kthyer në viral.
Në të shfaqen persona të ndryshëm, me gojën të mbyllur me një fashë të zezë, ndërsa mesazhi i tyre është se, pavarësisht gjithçkaje, 29 milionë britanikë votuan kundër daljes nga BE.