Ky është hoteli me pamjen më të shëmtuar, por është një vepër arti

5 Mars 2017, 00:39Sociale TEMA

Nuk është hoteli ku do të shkonit me kënaqësi për të kaluar pushimet, por megjithatë, kjo ndërtesë në kufirin midis Izraelit dhe
Palestinës, kërkon të përcjellë një mesazh të caktuar.

“Hoteli i Rrethuar” është vepra më e re e artistit anonim britanik, të njohur thjesht si ‘Banksy.’

Ndërtesa gjendet pikërisht në pjesën, ku ngrihet muri ndarës midis ngulimeve izraelite dhe Palestinës, në Bregun Perëndimor.

Është cilësuar edhe si hoteli me pamjen më të keqe, pasi të gjitha dhomat e tij shohin nga muri, kullat e vrojtimit dhe ushtarët e armatosur në to.

Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, ai është një hotel funksional, me staf të plotë, i kuruar në detaje dhe në pritje të klientëve.

Ambientet e brendshme të tij janë dizenjuar në një stil të ngjashëm me atë të hoteleve britanike gjatë periudhës koloniale, por me një prekje moderniteti.

Në mure gjenden grafitit e vetët ‘Banksy-t,’ të cilat qëndrojnë si një ironi ndaj realitetit konfliktual mes Izraelit e Palestinës.

I tillë është grafiti, që paraqet një ushtar izraelit dhe një protestues palestinez, teksa luftojnë me jastëk, ndërsa pendët e tij fluturojnë në ajër. Apo, ëngjëjt në tavan, të cilët mbajnë maska kundragazi në fytyrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje