Këto janë pamjet e filmuara nga ajri në qytetin antik të Palmiras, në Siri.
Ato tregojnë shkallën e dëmeve që ISIS i ka shkaktuar këtij objekti të trashëgimisë kulturore botërore.
Pamjet janë filmuar pas rimarrjes së qytetit nga ushtria siriane.
Palmira ra në duart e xhihadistëve të Shtetit Islamik në vitin 2015, ndërsa u çlirua nga Damasku në Mars të vitit të kaluar. Megjithatë, disa muaj më pas, grupi terrorist arriti ta merrte sërish qytetin. Ndërkaq, vetëm gjatë kësaj jave, qyteti antik u arrit të çlirohej plotësisht nga ushtri siriane, me mbështetjen e ushtrisë ruse.