Njësia administrative Sukth ka futur në hartën e legalizimeve edhe 2515 objekte të tjera.
Ky vendim erdhi pas një shqyrtimi të detajuar të ndërtimeve në terren dhe një procesi të hollësishëm me dokumentacionin që dispononin familjarët.
I pranishëm në ndarjen e lejeve ishte edhe kreu i kuvendit Ilir Meta.
Kryeparlamentari u shpreh se u mbajt premtimi për procesin e legalizimit në këtë zonë.
““Në më pak se katër vjet nuk ka asnjë krahasim me të kaluarën. Kjo nuk është thjesht për t’u krahasuar me të kaluarën, por është për të vlerësuar atë përkushtim, atë angazhim dhe atë dedikim të gjithë stafit të ALUIZN-it për t’i dhënë një zgjidhje një herë e përgjithmonë një problemi jetik për të gjithë ju. Njëkohësisht për t’ju dhënë mundësinë që jo vetëm të merrni sot këto dokumente kaq jetike për pronat tuaja, por njëkohësisht edhe për të qenë të qetë, por njëkohësisht për t’ju dhënë mundësinë për t’ i vënë ato në qarkullim ekonomik në interesin e familjeve tuaja dhe të mirëqenies suaj”, nënvizoi Meta.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, deklaroi se janë dashur shumë ndryshime në legjislacion për të arritur në këtë proces dhe për të trajtuar ndërtimet pa leje.
“Praktikisht mund të themi se është përfunduar e gjithë ajo masë e ndërtimeve që mund të trajtohej. Na është dashur të bëjmë ndryshime në legjislacion. Realisht është një gjë e jashtëzakonshme dhe ndihma që kanë legjislatori për avancimin nga pikëpamja teorike dhe legjislative e procesit”, u shpreh Lame.
Sipas statistikave, nga viti 2005 deri në 2013 në këtë zonë numërohen vetëm 2 leje të dhëna për legalizim.
Njësia administrative Sukth, ishte zona e fundit informale e mbetur pa trajtim në Durrës.
KOMUNIKATË
Problematika e Sukthit, ishte cështja e mungesës totale të informacionit dhe hartave të pronave të ZVRPP.
Thuajse në të gjitha takimet e mëparshme të zhvilluara në Durrës, është shtruar vazhdimisht çështja e mosazhornimit të hartave nga ZVRPP Durrës.
Menjëherë me përfundimin nga ZVRPP, të procesit të azhornimit të hartave për këto zona, filloi puna për përditësimin e ndërtimeve informale sipas gjendjes së tyre faktike.
Përditësimi në terren i Sukthit përfundoi në muajin Dhjetor 2016.
Menjëherë pas përfundimit të evidentimit në terren, u kryen procedurat kualifikuese. Shqyrtimi dhe kualifikimi i tyre u krye në bazë të parimit “sipas blloqeve kadastrale”, gjë që mundësoi përfundimin e tyre brenda një harku kohor 2 mujor.
Në NJ.A. Sukth janë rreth 4400 Vetëdeklarime të qytetarëve.
Në këtë takim përmbyllës edhe të kësaj zone, ALUIZNI Durrës, arriti të emetonte 2515 leje legalizimi, përkundrejt vetëm 2 lejeve të dhëna përgjatë viteve 2005 – 2013.
NJ.A. SUKTH ZONAKAD. LEJE 2005-13 LEJE 2014-17
1 HAMALLAJ 1925 2 464
2 RRUSHKULL 3241 0 179
3 KULLË 2321 0 499
3 SUKTH I RI 3542 0 856
4 VADARDHË 3690 0 517
TOTAL 2 2515
Problematikat të rëndësishme penguese të Qarkut Durrës:
– Ndërtimet pa leje përgjatë brigjeve të lumit Erzen
– Ndërtimet përgjatë brezit hekurudhor.
– Zona arkeologjike A.
– Zona arkeologjike B (për ndërtimet e llojit objekt).
A ka dal leja e shtepis