Momenti dramatik: Shoferin e zë gjumi në timon, ja aksidenti që shkaktoi

3 Mars 2017, 00:26Sociale TEMA

Shoferin e një autobusi në Kinë, e ka zënë gjumi, ndërsa udhëtonte në autostradë, duke shkaktuar një aksident fatal.

Pamjet e filmuara nga një kamera brenda autobusit, tregojnë shoferin, i cili është duke fjetur në timon, por është zgjuar nga e bërtitura e një pasagjeri. Ai përpiqet të shmangë përplasjen, por duket se është tepër vonë.

Një person mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit, ndërsa shumë të tjerë u transportuan drejt spitalit, për shkak të plagëve të marra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje