Ky është momenti kur kandidati francez për president, Emmanuel Macron është sulmuar me vezë nga një protestues, gjatë një panairi agrikulturor.
Macron, i cili ka shërbyer si ministër i ekonomisë, ishte duke biseduar me një person tjetër gjatë panairit, kur është goditur me vezë.
Ndërkaq, anëtarët e stafit të sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë për ta mbrojtur, ndërsa janë vënë në ndjekje të protestuesit.
Por, kjo nuk është hera e parë që Macron sulmohet me vezë. Qershorin e kaluar, protestuesit kundër reformës së punësimit, e gjuajtën atë me vezë jashtë një zyre poste në Montreuil.