DOGANAT: Konteniere me mbetje toksike? Asnje konteniere tranzit per Maqedoni nuk ka pasur problem gjate 2016

1 Mars 2017, 18:03Sociale TEMA

Drejtoria e Përgjithëshme e Doganave sqaron se mediat e interesuara për faktet,  lidhur me artikullin e botuar nga nje portal italian ku aludohet per tranzit nderkombetar nga Shqiperia te konteinereve me mbetje me destinacion Maqedonine. Drejtoria e Pergjithshme e Doganave sqaron se për vitin 2016 nga Porti i Durrësit janë trazituar drejt Maqedonisë, nëpërmjet Degës Doganore Qafë Thanë, 1120 tranzite ndërkombëtare me kontenierë.

Nga verifikimet e kryera në deklarimet e përshkrimit të mallrave/artikujve të transportuara në këto tranzite ndërkombëtare kanë qënë mallra kryesisht ushqimore.

Të gjitha këto tranzite kanë kaluar në doganën shqiptare, me Doganë hyrëse Durrësin dhe Doganë dalëse Qafë Thanën dhe këto tranzite rezultojnë të mbyllura në sistemin tonë elektronik brenda afateve të përcaktuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje