Teologu Enklid Pelari gjykon se arma më e fortë e terrorizmit islamik është media online.
Ai shprehet se janë të shumtë personat e painformuar të cilët nën emrin e fesë transmetojnë në rrjetet sociale mesazhetë kundërta me ato që predikon feja.
Në një intervistë për gazetën “TemA”, Pelari flet për shkëndijat e terrorizmit islamik në vendin tonë duke njoftuar se momentalisht bëhet fjalë për radikalizëm pasiv.
Sipas tij, njerëz naiv bien lehtë pre e propagandës në internet që bëhet nga organizatat ekstremiste duke i bërë ata vegla të interesave që kanë këto grupe.
Ai këshillon që qytetarët të besojnë tek mesazhet e vërteta të fesë dhe jo tek interpretimet që mund të bëhen.
Teologu Pelari ndalet edhe tek muxhahedinët rezidentë në vendin tonë, duke komentuar rrezikun që mund të vijë prej tyre.
Më tej, ai i sugjeron Komunitetit Mysliman që të shtojë seminaret, work-shopet apo trajnimet për të zbehur islamofobinë të rritur në vend.
Pelari, shohim që kemi një formë të re të shpërhapjes së mesazheve fetare që është ajo virtuale. Sot këtë mund ta bëjë kushdo, madje edhe ata që mund të abuzojnë. Si e shihni këtë fenomen?
Po ti referohemi themeluesit të psikologjisë së turmave Le Bon, do të shohim edhe dogmën e tij se çdo propagandë në botë ngjizet tek disa veshë.Sot bota e qytetëruar po e krasit ISIS-in, por nuk po mund taç’rrënjosë atë nga farat. Media është arma më e fortë e ISIS-it.
Andrea, nëse sot ju do të publikoni në youtube një video me konotacione naziste, ky material brenda pak minutave do revokohet.Ndërsa kur ISIS publikon pamjet e saj filmike, atëherë ato jo veç që nuk fshihen, por qëndrojnë aty për vite me radhë.
Atëherë, çfarë duhet të besojmë dhe çfarë jo nga publikimet me bosht fetar?
Të besojmë mesazhet e Kuranit të tilla si: ‘’S’ka dhunë në fe’’ dhe ‘’Kush vret një të pafajshëm, është sikur të ketë vrarë gjithë njerëzimin’’. Çfarë doni më shumë?
Po a sjellin ndonjë rrezik këta lloj “predikuesish” që mund të jenë të pa informuar?
Këta janë themeluesit e ISIS, emblemë e krimit global. Do t’ju bëj një lidhje. Çfarë është Ebu Bekër El Bagdadij?
Nga të gjitha ato që kam lexuar, ai rezultoni si një karrierist i paskrupullt. Gjithmonë ka dashur të ishte dikushi që s’bëhej dot. Për tu bërë ai që nuk mund të ishte, atëherë pagoi një çmim shumë të lartë me jetët e njerëzve të pafajshëm në emër të fesë.
Sipas jush Pelari, nga mund ta dallojmë një predikues të radikalizuar nga një predikues normal që ka si mision transmetimin e vlerave të vërteta të fesë islame?
Predikuesi normal promovon vlerat e fesë, harmoninë, tolerancën dhe mëshirën, ndërsa i radikalizuari përdor emrin e fesë për të promovuar të kundërtën, dhunën, selektivizmin, vrasjen dhe çdo gjë oskure. E gjitha kjo për të përmbushur ambiciet e tij apo të dikujt tjetër që qendron pas tij. Nuk duhet të harrojmë se në shtetin e Muhammedita.s në Medine, minoritetet e tjera Hebreje apo të Krishtera kishin kushtetutat e tyre, konkretisht Tora edhe Bibla.Mund të ma gjeni sot një vend demokratik që i lejon myslimanët të gjykojnë me ligjet e tyre?
Shohim që terrorizmi sot eshte nje çeshtje qe vijon te shkaktoje debate te nxehta.
Terrorizmi është një fenomen historik. Gjithmonë kur bien sistemet qeverisëse të një vendi dalin në pah grupe kriminale që dominojnë. Akte terrori kemi pare kudo dhe përmos shkuar larg, në historinë tonekujtojmë se pas largimit të mbretit Zog, në vend u krijuan shumë fraksione luftarake, komunistët, ballistët, etj. Po ashtu edhe në periudhën moderne edhe në ’97 kur shteti ra u kryen shumë akte terroriste, kuptohet ato grupe nuk ishin fetare, por kriminale.
Rënia e diktatorëve si Sadam Hysejni, Muamar Gadafi, apo largimi rusëve nga Afganistani etj, tregon se terroristët janë ekspertë të shfrytëzimit të kaosit për të vendosur rendin e tyre kriminal. Forcimi i shtetit ligjor, të drejtë dhe të barabartë e asfikson terrorizmin.
Ky debat ka prekur edhe Shqipërinë. Më herët, Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave lëshoi një deklaratë duke thënë se paratë e pista po financojnë terrorizmin. A ka sot ne Shqiperishkendija te terrorizmit islamik?
Besoj se terrorizëm aktiv jo por pasiv po. Egzistojnë ende njerëz naiv që bien pre e propagandës ISIS-it nga interneti. Këta janë kryesishtnjerëz që s’kanë aksione në shoqëri, janë të parealizuar, vijnë nga zona të izoluara komunitare, arsimim i dobët, status social i ulët, etj. Kjo bën që ata ta shohin botën bardhezi.
Duhet promovuar diversiteti kulturor dhe toleranca fetare që të kurohen këto fenomene.
Shohim që në programet elektorale të liderave më të fuqishëm botërorë, vendoset theksi tek lufta ndaj ISIS. Çfarë opinioni keni për to?
Bëtë mirë që ma bëtë këtë pyetje Andrea, pasi përndryshe ç’ kuptim do të kishte diagnoza n.q.s nuk jepej edhe receta në fund. Mua më pëlqeu shumë politika e administratës Obama e cila kërkonte që ISIS-in ta luftonin vet klerikët myslimanë. Madje i kësaj ideje ishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Aktualisht Amerika ka problemet e veta, pasi fenomeni Trump tregon për të.Them fenomen pasi ai është një fenomen i krijuar nga rivaliteti ekonomik i Kinës por jo vetëm dhe populli amerikan si elokuent që është preferoi të mbrojë një herë shtëpinë e vet përpara se të dalë të mbrojë botën. Por pavarësisht kësaj, do preferoja që kjo politikë të ndiqej edhe nga administrata Trump, sepse rroli lidershipit global të Amerikës nuk mund të zhbëhet sa hap e mbyll sytë.
Ka shumë njerëz që i shohin myslimanët me mjaft frikë kur i ndeshin në të përditshmen e tyre. Nga vjen ky shqetësim dhe si mund të shpëtojnë prej tij?
Baldwini thotë se ilaçi izolacionizmit dhe fobive është integrimi dhe krijimi urave të komunikimit. Seminaret, work-shopet e përbashkëta, promovimi vlerave komune, etj janë një aspekt që komuniteti mysliman shqiptarë duhet të punojë edhe më shumë për ta kuruar këtë frikë. Edhe kjo që po bëni ju me këtë intervistë është një punë e lavdërueshme në këtë aspekt, pasi nuk duhet të harrojmë se vlerat tona të bashkëjetesës fetare janë të lashta po aq sa ato të Sirisë apo vendeve të tjera me traditë fetare.
Ju keni jetuar për disa vite ne Siri gjatë kohës kur ky vend ka qenë ndryshe. Çfarë mendoni kur shihni sot zhvillimet e përgjakshme atje?
Të vjen keq pasi është një vend që ka vuajtur nga diktatura e tejzgjatur si ne, ka të njëjtën klimë, kemi të njëjtën kulturë gastronomike, etj. Siria ka qenë një Shqipëri e dytë për mua dhe në këtë kontekst më dhemb kur shoh sesi një vend emblematik kulturor shembet sa hap e mbyll sytë. Pa kulturë do ishim gjithçka përveçse njerëz, prandaj ata që po e shembin këtë traditë nuk janë soji ynë.
Andrea, po flasim për kryeqytetin e kulturës islame sipas UNESCO-së, për djepin e tolerancës fetare dhe minoritare. Kjo harmoni është ndërshekullore, nuk mund të vijë një bandë e vogël terroriste ta prishë të gjithë këtë tablo.
Ekspertët argumentojnë në mediat ndërkombëtare se muxhahedinët janë kërcenim. Ne në Shqipëri kemi strehuar me mijëra kohët e fundit. Çfarë rreziku mund të sjellin ata në gjykimin tuaj?
Muxhahidinët disidentë që kanë ardhur në Shqipëri, janë muxhahidë politikë dhe jo terroristë fetar. Partnerët tanë strategjik i kanë kolauduar ata si jo të rrezikshëm dhe unë besoj se ashtu është. Në këtë kontekst, e vetmja frikë e imja ishin marrëdhëniet me Iranin që mund të tensionoheshin. Meqë kohët e fundit patëm një vizitë të ministrit Bushati në Teheran, them se edhe kjo fazë është e superuar. Aktualisht nuk shoh asnjë problem apo kërcënim prej tyre. Madje bëmë mirë që i morëm.
Teologet si puna jote jane ata qe fusin radikalizmin e feve abramike sepse jeni te pergatitur dhe paguheni per propagande fetare.