Gafa në përfundimin e ceremonisë së çmimeve Oscar, ishte padyshim një moment i papritur për spektaklin, organizimi i të cilit nis një vit përpara dhe gjithçka kurohet deri në detaje.
Por, shumë përdorues të rrjeteve sociale, e kanë quajtur atë të qëllimshme, si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e shtypit dhe të mediave.
Sipas disa analistëve, shikueshmëria e spektaklit ka rënë gjatë viteve të fundit me 34.3 milionë ndjekës vitin e kaluar, që ishin shumë më pak se 37.3 milionë të vitit 2015, apo 43.7 milionë në vitin 2014.
Për këtë arsye, mendohet se zarfi i gabuar iu dha qëllimisht Warren Beatty.
Ndërkaq, teoritë konspirative kanë vazhduar edhe më tej, duke thënë se e gjitha ishte një përpjekje nga ana e akademisë, për të larguar vëmendjen nga filmi fitues, “Moonlight,” i cili duket se nuk ka patur marrëdhënie të mira me industrinë filmike të Hollywood.
Rabini në fshat po mbante një seancë në cilësinë e gjyqtarit.
Shmuel ngritet e thotë: “Rabin, Icak për çdo ditë po i kalon delet përmes pasurisë sime duke më shkakuar kështu dëm. Kjo është pasuri e imja. Kjo nuk është e ndershme.”
Rabini: “Ke të drejtë!”
Pastaj ngritet Icak dhe deklaron: “Zoti Rabin, delet e mija deri tek ky burim i ujit mund të vijnë vetëm se përmes pasurisë së tij. Pa ujë ato do vdisnin. Me shekuj secili bari ka gëzuar të drejtën të kaloj përkrye tokës që shpie deri tek uji. Këtë të drejtë duhet ta gëzoi edhe unë.”
Rabini: “Ke të drejtë!”
Pastruesja, që po dëgjonte krejt këtë i thotë Rabinit: “Mirë z. Rabin, ama që të dyja palët nuk mund të kenë të drejtë!”
Rabini: “Ke të drejtë!”
FUCK HOLLYWOOD!!!