Një grup arinjsh kanë vënë në rrezik jetën e një familjeje, në kopshtin zoologjik të Pekinit.
Familja ishte duke lëvizur me makinë brenda parkut, ndërsa një nga fëmijët duket se kishte lënë të hapur xhamin. Ndërkohë, një nga arinjtë shihet teksa përpiqet të fusë putrën brenda.
Sipas mediave locale, incidenti nuk ka patur pasoja të rënda.
Ngjarja ka ndodhur në po të njëjtin kopsht zoologjik, ku një grua u sulmua për vdekje nga një tigër, një vit më parë.