Ky është momenti tragjik, kur një oficer policie vret aksidentalisht një adoleshent, pasi e goditi në pjesën e pasme të kokës.
Në videon e kamerave të sigurisë, shihet se oficeri i policisë ishte duke i ndjekur dy të rinjtë, të cilët dyshohej se kishin grabitur një dyqan në Stamboll, Turqi.
Kur ai i arrin dy adoelshentët, polici përpiqet ta neutralizojë njërin prej tyre, duke e goditur në kokë, por arma e tij është shkrepur aksidentalisht, duke e lënë 16-vjeçarin të vdekur.