Televizioni Shqiptar ka siguruar pergjigjet e Komisionit Evropian, te cilat shpjegojne procedurat per blerjen e rezidences se Ambasadorit te BE-se ne Shqiperi.
Ne letren e hollesishme dhe me shume detaje u jepet pergjigje akuzave per çmimin me te cilin u ble rezidenca, per proçeduren qe u ndoq, duke treguar edhe se sa eshte siperfaqja dhe aresyet pse u perzgjodh kjo vile e shumeperfolur.
Letra tregon se çmimi dhe negociatat per ta blere Rezidencen jane kryer perpara se Vlahutin te niste misionin ne Tirane.
Sherbimi i Jashtem i Bashkimit Evropian i eshte pergjigjur ne menyre te hollesishme 9 pyetjeve qe i jane drejtuar komisionit nga nje eurodeputet ne lidhje me proceduren qe u ndoq per te blere rezidencen ku jeton dhe punon aktualisht shefja e delegacionit ne Tirane, Romana Vlahutin.
Sherbimi i jashtem i BE konfirmon se rezidenca është blerë kundrejt shumës prej 1 milion e 649 mije euro. Nga pergjigjet zyrtare qe Televizioni Shqiptar siguroi rezulton se dy jane aresyet kryesore pse u zgjodh kjo rezidence ne periferi te Tiranes.
E para eshte se kodra ku ndodhet ky kompleks banimi ofron siguri optimale dhe e dyta se perputhej me kushtet qe kerkon ushtrimi i mandatit te nje zyrtari te larte te BE per te jetuar dhe punuar.
….Bazuar në një vlerësim të pavarur të një eksperti te jashtëm, te një vizite te stafit te selisë pergjegjes per ndërtesat dhe një vlerësimi të aspekteve të sigurisë nga ana e zyrtarit rajonal të sigurimit, u konstatua se ndertesa ne Rolling Hills (nr 34) ishte më tërheqëse në aspektin e cilësisë së ndërtimit, madhësise, ndarjes mes zonës private dhe te perbashket, vendndodhjes, funksionalitetit, pamjes dhe sigurisë. Një tjetër vile pak a shumë e njejte, por më e lirë, në të njëjtën lagje, nuk ishte e pranueshme kryesisht për arsye sigurie: në mënyrë që të permbushte kriteret e sigurisë, vila më e lirë duhej të ishte e pajisur me dritare të perforcuara, muri rrethues duhej ngritur nga 1.8 m në 2.5 m, por kjo nuk ishte e lejuar. Për më tepër, vila ishte gjithashtu në një shpat i cili përfaqësonte rrezik në rast tërmeti. Çmimi për metër katror të sipërfaqes të banimit arriti në 2,819 Euro. Lidhur me arsyen pse është më i lartë se çmimi prej 1,000 deri në 2,000 euro i përmendur, duhet theksuar se krahasime të tilla kanë kuptim në qoftë se bëhen mbi baza të njëjta ose të ngjashme, dmth të krahasueshme në aspektin e vendndodhjes, ekspozimit, sipërfaqes, madhësise se ngastres, orientimit, etj.
Në përputhje me nenin 134.1.h, rezidenca u ble sipas tregut të pasurive të patundshme për qira dhe/ose oferta te blerjes. Nëntë agjenci të pasurive të patundshme u kontaktuan; pesë prej tyre dorëzuar 15 oferta në total nga të cila 5 u perzgjodhen per t’u pare në terren.
Pyetjes se kush ishte pergjegjes per negociatat, Komisioni i eshte pergjigjur ne kete menyre….
…Eshtë praktike aktuale që negociatat te kryhen nga delegacionet, perkatesisht Shefi i Delegacionit apo përfaqësuesit e tij (zakonisht Shefi i Administratës) dhe Divizioni përgjegjës për infrastrukturën në selite qendrore te sherbimit te jashtem. Në rastin e blerjes së rezidencës në Shqipëri, çmimi ishte negociuar nga Delegacioni përpara se shefi aktual i Delegacionit te merrte detyrën më 1 tetor 2014. Çmimi fillestar për ndertesen u propozua 1,750,000 euro i cili, pas negociatave, u ul në 1.649.000 Euro.
Pyetjes nese zyra Antikorrupsion ne Bashkimin Evropian po kryen ndonje hetim, sherbimi i jashtem i eshte pergjigjur se nuk është informuar nese jane hapur hetime për blerjen e nderteses në Tiranë.
Por televizioni Shqiptar e kontaktoi zyren e Antikorrupsionit ne Bashkimin Evropian dhe mori kete pergjigje…
….Nuk jemi ne pozicion t’i pergjigjemi pyetjes suaj. OLAF zakonisht nuk leshon komente per rastet qe i trajton apo jo. Kjo behet me qellim qe te mbrohet konfidencialiteti i cdo hetimi te mundshem dhe procedurave te mundshme gjyqesore ne te ardhmen, si dhe per te siguruar respektimin e te dhenave vetjake dhe te drejtave proceduriale.
Zyra e Stypit prane sektorit antikorrupsion i tha gazetares tone Arta Tozaj se ne takimin e zhvilluar pak dite me pare me prokurorin e pergjithshem te Shqiperise nuk eshte permendur ndonje ceshtje specifike. Biseda ishte ne kuader te nje takimi kortezie.
Po shitesi i kesaj godine a ka paguar tatim fitimin ne perputhj eme çmimin e shitjes ?? Kete duhet ta investigoje shtypi.Nese shitesi e ka bere,i lumte n ete kunderten te pergjigjet…Ilir