Presidenti amerikan, Donald Trump mund të jetë akuzuar si racist, i pandjeshëm dhe urrejetje-nxitës.
Por, kjo nuk do të thotë se ai nuk ka momentet e tij emocionale.
Ai është filmuar në makinën presidenciale, teksa praktikonte fjalimin që do të mbante disa çaste më pas, përpara Kongresit të SHBA.
Pamja në fytyrën e tij, flet qartë. Presidenti duket disi i lodhur, në një moment intim, ndërsa nuk e di që është në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.
Në fakt, për një moment mund të harrosh se ai është i njëjti Donald Trump, i papërmbajtshëm dhe i gatshëm për të sulmuar këdo.
Megjithatë, gjithçka zgjat vetëm pak sekonda, pasi kur e kupton se po filmohej, presidenti e ka humbur qetësinë, ndërsa i bërtetë shoferit që të lëvizë makinën.