Mos pini kurrë diçka, nëse nuk e dini se cilët janë përbërësit, për më tepër, kur jeni në një transmetim direkt.
Prezantuesja e një programi televiziv në Suedi, pranoi të bëhej pjesë e një sfide, bashkë me kolegun e saj, ku iu kërkua të pinin me fund, një pije ngjyrë kafe, por pa e ditur se çfarë përmbante brenda.
Ka mjaftuar një gllënjkë, që prezantuesja të vjellë menjëherë, ndërsa ka rënë në dysheme, duke mos e kontrolluar dot veten.
Ndërsa të ftuarit kanë mbetur të habitur, një tjetër pjesëtar i stafit shihet teksa i vjen asaj në ndihmë.