Të përdorësh celularin, ndërsa zbret me nxitim shkallët, nuk duket edhe aq ide e mirë.
Megjithatë, kjo grua në një qendër tregtare në Kinë e provoi, bashkë me pasojat.
Në pamjet e një kamera sigurie, ajo shihet teksa nxiton të zbresë shkallët, ndërsa në duar ka telefonin. Mjaftoi një hap i gabuar, që ajo
të përfundojë në fund të shkallëve më shpejt, por me siguri edhe me shumë dhimbje.